E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Fier

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali në Fier. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke rrethuar dhe blinduar zonën.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., 33-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.

Ngjarja u raportua rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive në zonë me qëllim kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të incidentit.

Nuk raportohet për të lënduar.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›