Të shthururit e viteve ‘80
"Më ndodh pothuajse gjithmonë që të zgjedh role të femrave të përvuajtura, fatkeqe dhe të shqetësuara. E gjithë karriera ime është karakterizuar nga këto personazhe dhe roli i fundit nuk bën përjashtim gjithashtu", thotë Kim Basinger.
Aktorja bukuroshe do të shfaqet së shpejti në kinema me filmin "The Informers", i cili paraprakisht ka ngjallur shumë debate. Skenari është bazuar te libri me tregime, "Ujë nga dielli", i shkrimtarit Bret Easton Ellis, i cili shpesh përmes librave të tij ka pasqyruar botën "magjike" të Hollivudit. "‘The Informers‘ është dhe do të mbetet vepra ime më personale, madje shumë më tepër se ‘Less Than Zero‘, ose ‘American psycho‘. Shkoja dhe vija nga kolegji im në Vermont, Los Anxhelos, kur shkrova në libër historitë e miqve të mi dhe ato të prindërve të tyre, i cili u publikua vetëm në vitin 1994. Roli i Kim Basinger, Laura, e martuar me një pasanik që jetonte në Hollivud, pasqyron portretin e dëshpërimit dhe vetmisë, që fshihen pas bukurisë dhe luksit të Los Anxhelosit", thekson shkrimtari, i cili është edhe autori i skenarit. Në film merr pjesë edhe Mickey Rourke, por Basinger dhe partneri i saj te filmi "Nëntë javë e gjysmë" nuk kanë luajtur më së bashku. Filmi "The Informers" është përshtatur në vitin 1983.
"Më pëlqente ky film, edhe pse kur lexova skenarin më trembën paksa temat. Vitet e Reagan në film janë shumë të ngjashme me periudhën e fundit të ish-presidentit Bush, thotë aktorja. Në film Laura është një grua e ndarë nga bashkëshorti, për shkak të tradhtive të tij. Ajo përpiqet t‘u japë gjithçka mundet fëmijëve të llastuar. Kur pranon që i shoqi të rikthehet në shtëpi dhe të rindërtojnë familjen, Laura beson se gjithçka do të shkojë për mrekulli, por fatkeqësisht parabola martesore përfundon keq. Për të kaluar periudhën e keqe, ajo lidhet me një prej zhigolove të shumtë që popullojnë Hollivudin. Prisja shumë censurime nga ky rol, por në fakt çdo skenë e fortë ka një domethënie. Unë e konsideroj filmin si një tregim moral", shpjegon Kim.
Mes aktoreve të brezit të saj, Kim është më misteriozja dhe më guximtarja në zgjedhjen e filmave të vështirë. Aktorja ka fituar një çmim "Oskar" për personazhin Lynn Bracken në filmin "Confidential". Në dhjetor të këtij viti do të mbushë plot 56 vjeçe. Së fundmi, në filmin "The donor in the floor", ka interpretuar rolin e një nëne të lënduar, marrë nga libri i John Irving.
"Është shumë e zonja", thekson Gregor Jordan, regjisori i "The Informers", i cili ka preferuar që pjesë e filmit të ishte edhe aktori Billy Bob Thornton, bashkëshorti i Laurës dhe dashnori i një gazetareje televizive nevrastenike, interpretuar nga Winona Ryder. Regjisori Jordan ka zgjedhur gjithashtu edhe një trupë aktoresh dhe aktorësh të cilët jetojnë në Los Anxhelos dhe e adhurojnë Hollivudin.
"Kam lindur në Los Anxhelos, por pasi kam jetuar në disa vende të botës, jam rikthyer sërish në vendlindjen time. Për metropolet e privilegjuara ka ardhur çasti i shumëpritur. Më në fund kultura amerikane duket se është drejt rrugës së ndryshimit", thotë shkrimtari Bret Easton Ellis.
"Në Los Anxhelosin e mbushur me njerëz të papunë dhe studio që anulojnë filmat dhe festat, është e lodhshme të mbështesësh kërkesat e protagonistëve të ‘The informers‘: para, kokainë, limuzina, femra të cilat e kalojnë ditën e tyre të zhveshura ose në shtrat me dikë, djem që shqetësohen vetëm për të marrë rreze dielli në Malibu, të vishen si modelë dhe të përfitojnë nga familjet e tyre shuma të mëdha parash. Filmi ‘The informers‘, nga këndvështrimi im, tregon në një farë mënyre edhe marrëdhënien prindër/fëmijë dhe i cilësoj më shumë se kurrë aktuale temat si fiksimi për bukurinë dhe rininë, eksperiencat erotike, që ashtu si në filmin ‘Nëntë javë e gjysmë‘, xhiruar në vitet ‘80, nuk përcjellin asnjë mesazh, madje as nuk të pjekin e as nuk të japin liri", thotë aktorja. Kim më pas shton: "Shoh time bijë që nuk lë pas dore asnjë lloj angazhimi. Unë nuk kam hezituar kurrë që ta shoqëroj në çdo aktivitet. Rinia e sotme tërhiqet nga të gjitha gjërat, por është e zgjuar më shumë se ajo e viteve ‘80. Jam e vetëdijshme se sa shumë të vërteta ka në romanet e Bret Easton Ellis".
"Në film, personazhi i djalit që punon në një hotel është një prej shumë shembujve të këtij realiteti: djaloshi jeton vetëm me mendimin për atë që dëshiron të bëhet. Morali i tij është vazhdimisht i rrezikuar nga dëshira për të pasur gjithçka sheh rrotull. E gjitha kjo përsëritet pambarimisht në Los Anxhelos", përfundon regjisori.