Në Kjoto i thonë jo turizmit që ka nën shënjestër geishat
Me flokët bisht e aparatin në duar, gati për të fotografuar, Pasi Ponka pret çajin e tij jashtë një bari në distriktin Gion të Kjotos. Rri në pritje të çastit të duhur. Ponka, student 26-vjeçar nga Finlanda, është veç njëri prej turmës së vërtetë të turistëve në rrugën "Hanamikoji", një prej më piktoreskeve në pjesën historike të qytetit. Të gjithë gjenden aty me shpresën për të parë me sytë e tyre maikot, vajzat që mësojnë për t‘u bërë geisha, të cilat mund të shihen shpesh duke hyrë apo dalë nga shtëpitë e çajit apo banketet ku kërcejnë, këndojnë dhe u shërbejnë klientëve sake. "Kanë jetuar përmes shekujsh dhe kanë mbërritur deri në ditët tonë, thotë Ponka. Nuk ngjajnë me asgjë tjetër që sheh në Japoni. Pjesa më e madhe e kulturës së sotme japoneze është një përzierje idesh të ardhura nga përtej detit".
Qytetet historikë të Japonisë, siç është Kjoto, ish-kryeqytet perandorak, janë të famshëm për tempujt dhe pallatet. Por gjatë viteve të fundit janë bërë objekt kërshërie për mijëra turistë që duan të shohin me sytë e tyre geishat apo maikot, shoqërueset profesioniste, të cilat, me veshjet karakteristike, fytyrat e lyera me të bardhë e me veprimet tepër të hijshme, ushtrojnë joshje të fortë ndaj imagjinatës së perëndimorëve, si mishërim i plotë i traditave japoneze. "As që dihet se kush janë dhe çfarë bëjnë. Shumë gjëra mbi to mbeten të fshehta", thotë Ana Kalshoven, vizitore nga Amsterdami. "Janë tamam e kundërta e asaj që jemi ne, perëndimorët".
Rritja e interesit turistik përkon me pakësimin e numrit të geishave. Një rekord prej 927 mijë turistësh, që shpenzuan të paktën një natë në Kjoto, u regjistrua në vitin 2007, ndërsa vitin e shkuar shifra u dyfishua (megjithëse fluksi i turistëve në nivel vendor është ulur ndjeshëm që prej fillimit të krizës globale). Mendohet se sot numërohen nga 1 deri në 2 milionë geisha në gjithë Japoninë, nga më shumë se 80 mijë që numëroheshin në vitet njëzetë.
Ndërkaq, rendja e patakt e turistëve pas maikove ka shkaktuar zemërim në Kjoto, ku veprimet e disa prej tyre konsiderohen nga banorët si të bezdisshme, madje duke u shtyrë edhe përtej kufijve të ngacmimeve fizike. Vetë maikot dhe banorët ankohen se turistët me kamera në duar u zënë prita apo i rrethojnë vajzat për t‘i fotografuar sa më afër. Tregojnë se ndodh shpesh që t‘u zënë fare rrugën, duke i detyruar të kthehen mbrapsht apo të kalojnë nga diku tjetër. Duke marrë parasysh shtimin e ankesave, byroja e turizmit të Kjotos ka vendosur një paralajmërim në sitin e saj në internet, ku thuhet: "Ju lutemi, respektoni privatësinë e maikove dhe mos i ndiqni rrugëve, apo t‘u prekni kimonotë".
Rikija Jamamoto, kryetari i një grupi të komunitetit lokal, që së fundmi ka nisur organizimin e patrullave për të ruajtur maikot nga turistët e huaj, tha se mbrojtja e tyre është kthyer në një qëllim më vete. "Është e rrezikshme të vraposh ndërsa të ndjekin nga prapa, pasi maikot veshin ohogo (këpucë të drunjta, shumë të larta)", thotë ai. Pavarësisht se në shikim të parë këto lloj këpucësh mund të duken elegante të veshura nga maikot bashkë me kimonotë, nuk janë të përshtatshme për t‘u ikur me vrap të huajve.
Turistët duket se nuk ndalen para asgjëje. Kanë arritur deri në atë pikë sa të hyjnë nëpër bahçet e shtëpive të çajit, madje edhe brenda ambienteve të tyre, për të fotografuar maikot e geishat gjatë punës. "Është diçka vërtet shumë e shëmtuar", thotë Kjoko Suguira, pronare e "Içiriki-tei", një shtëpi e njohur çaji në distriktin Gion. "Si mund të ndodhë kjo, t‘ia behësh papritur brenda, vetëm për të shkrepur fotografi? Duhet zënë në gojë edhe problemi i privatësisë së klientëve", shton pronarja e lokalit. "Një herë më tërhoqën nga prapa për flokësh, teksa shkoja në një banket, tregon Saeko, 16-vjeçare, një maiko. Mbeta vërtet pa fjalë".
16-vjeçarja dhe banorët e tjerë tregojnë se të huajt kanë nën shënjestër të gjithë zonën e Gionit, ku është përqendruar pjesa më e madhe e trashëgimisë historike të Kjotos. Disa prej turistëve madje besojnë se maikot ndodhen aty për të tërhequr turistët. "Nuk janë aty për turistët", thotë Jamamoto. "Thjesht janë rrugës për të shkuar apo për t‘u kthyer nga festat". "Ne nuk jemi si Miki Maus në Dizneilend", thotë Mameharu, një tjetër vajzë maiko, teksa nxiton përgjatë rrugës "Hanamikoji".
Në fakt, pjesa më e madhe e maikove që hasen rrugëve janë në atë çast në punë e sipër. Klientët që ftojnë maikot dhe geishat në bankete, paguajnë "faturën e temjanit", term që rrjedh nga sasia e kohës gjatë së cilës digjet një thupër temjani. Pagesa e maikove nis që në çastin kur ato lënë shtëpinë e geishave, së cilës i përkasin deri në çastin kur kthehen përsëri. Në përgjithësi, kjo kushton nga 400 deri në 500 dollarë për dy orë, duke përfshirë këtu edhe rrugën e përshkruar gjatë vajtjes dhe kthimit. "Sa më shumë të vonohen rrugës për në banket dhe gjatë kthimit, aq më pak kohë u mbetet në dispozicion të klientëve", shpjegon Jamamoto, i cili përveçse organizon patrullat kundër turistëve, është edhe pronar i një restoranti tradicional në rrugën "Hanamikoji".
Por geishat në rrugët e Kjotos nuk janë shënjestra e vetme e agresivitetit të turistëve të huaj. Tregu i peshkut, "Tsukixhi", në Tokio, ka tërhequr aq shumë vëmendjen e kureshtarëve të huaj gjatë viteve të fundit, saqë vitin e shkuar u ndalua përkohësisht pjesëmarrja në ankandin e përditshëm të këtij tregu.
Yuxhi Nakanishi, profesor turizmi në Universitetin Rikjo, në Saitama, pranë Tokios, thotë se nervozizmi mbi sjelljen e turistëve ka në bazë një ndryshim kulturor. "Japonezët priren ta lidhin turizmin me vendndodhjet gjeografike historike, ndërkohë që vëmendja e të huajve përqendrohet te jeta e njerëzve dhe traditat", shpjegon ai. "Vende si tregu i peshkut nuk janë konsideruar kurrë si zona turistike deri kohët e fundit, kështu që të dyja palët ndihen shumë konfuze".