E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të sulmosh Iranin me këngën Thunderstruck të AC/DC

Kompjuterët në dy nga laboratorët bërthamorë më kontrovers në Iran janë sulmuar nga një virus shumë i veçantë, që luan këngën e grupit australian AC/DC Thunderstruck, në mënyrë të vazhdueshme, me volumin në maksimum. Ndonjëherë kënga nis të luhet në mes të natës.

Natyrisht nuk ka pasur një konfirmim nga Irani për këto sulme.

Por një shkencëtar iranian ka dërguar një e-mail për një mikun e tij finlandez, duke i konfirmuar atij se në mes të natës kompjuterët çmenden duke nisur të luajnë këngën e AC/DC me volumin në maksimum. Dhe ta mendosh që bëhet fjalë për një nga këngët më të fuqishme të historisë se muzikës rock.

Irani është goditur disa herë nga viruset. Ata kanë fajësuar SHBA-në dhe Izraelin për këto sulme, që kanë pasur si shënjestër laboratorët bërthamorë.

Virusi Stuxnet thuhet se ka shkaktuar dëme shumë të mëdha në kompjuterët iranianë. Së fundmi edhe një tjetër virus i fuqishëm sulmoi kompjuterët në Iran.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›