E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te tjera shperthime ne Athine. Nuk ka viktima

Dy eksplozivë me potencial të vogël kanë shpërthyer gjatë natës në Athinë. Media bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur  në një ndërtesë qeveritare në Zografou, në pjesën qendrore  të qytetetit para një fast food. Të dyja shpërthimet shkaktuan vetëm dëme të vogla materiale. Shpërthimet ndodhën ndërsa në Greqi po zhvillohet procesi gjyqësor kundër 13 eksponentëve të dyshuar të  grupit anarkik 'Komploti i Celulave të Zjarrit', që autoritetet greke e cilësojnë si terroriste.

Mes të akuzuarve ndodhet edhe një shtetas shqiptar, i cili do të gjykohet në mungesë, pasi nuk është arrestuar ende dhe është shpallur në kërkim bashkë me tre shtetas gekë. Të gjithë ata akuzohen për një sërë sulmesh me bombë, përfshirë atë në zyrën e Ministrit të Rendit, ku gjeti vdekjen një nga këshilltarët e ministrit, por dhe për dërgesën e paketave bombë në ambasadat e huaja në nëntor të vitit të kaluar. Nëse shpallen fajtorë të akuzuarit mund të dënohen me 25 vjet burg.

Shpërthimi përkon dhe me mbërritjen në Athinë të skuadrës së auditimit të FMN-së e cila do të vlerësojë progresin e arritur nga shteti grek para se qeverisë t’i akordohet kësti i katërt i pakëtës së shpëtimit të vënë në dispozicion nga BE dhe FMN.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›