E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt trazirat nuk ndalen. 5 te vdekur mbi 150 te plagosur

Egjipti hyn në ditën e tretë të protestave që çdo ditë e më tepër marrin karakter politik. Pavarësisht nga mijëra të arrestuar mes të cilëve dhe të paktën 26 gazetarë, gazi lotsjellës, autobotët e ujit e plumbat e gomës edhe gjatë natës janë regjistruar përplasje  mes forcave të rendit e  të rinjve protestues.

Dy persona të tjerë janë vrarë gjatë demonstratave anti-qeveritare në Egjipt duke e cuar në 5  numrin e viktimave e mbi 150 të tjerë janë të plagosurit.  razirat janë përhapur edhe në qytetet e provincave, ndërsa në Suez ka patur përplasje të mëdha.

Megjithë përpjekjet e forta nga ana e qeverisë për të parandaluar protesta të tjera, kundërshtarët janë të vendosur e në Kajro përplasjet vazhduan edhe pas mesnate e turma të vogla u vunë re që në orët e para të mëngjesit.

Në Suez, qindra protestues kanë kaluar natën në rrugë. Rikthehet sot në vend nga vjena  nobelisti Mohamed ElBaradei, i cili drejtonte Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Analistët thonë se ardhja e tij mund t'u japë fuqi protestave, të cilave deri tani  u ka munguar një udhëheqës. Në internet janë bërë thirrje për demonstrata të mëdha pas faljes së të premtes. Ministria egjiptiane e Brendshme njoftoi të mërkurën se të gjitha protestat do të ndalohen. Teknikisht të gjitha demonstratat janë të paligjshme pa lejen e qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›