Të tjera viktima nga protestat në Siri

Të paktën nëntë protestues kanë mbetur të vrarë në qytetin e Homsit në Siri gjatë protestave të ditës së djeshme.
Sic njoftojnë mediat ndërkombëtare, viktimat janë ekzekutuar nga forcat ushtarake dhe elementë paramilitarë pro-qeverisë të njohur si “shabbiha”.
Dy prej protestuesve janë vrarë teksa protestoni para xhamisë së qytetit pas përfundimit të faljes së Ramazanit.