E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çavez vendos shtetëzimin e floririt

Presidenti venezuelian, Hugo Çavez deklaroi se ka ndërmend të shtetëzojë të gjithë aktivitetin në sektorin e nxjerrjes së floririt, si atë të nxjerrjes ashtu edhe atë të përpunimit të tij.

Veç kësaj, Cavez paralajmëroi gjithashtu vendimin për tërheqjen e të gjitha depozitave të arit që Venezuela ka në SHBA, Britani dhe Kanada.

Venezuela njihet si një ndër vendet me pasuri nëntokësore të konsiderueshme dhe ende të pashfrytëzuar. Aktualisht vendi amerikano-latin zotëron një rezervë prej 29 miliar dollarë, 63 përqind të së cilës në flori.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›