E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Prioritet, lufta kundër korrupsionit

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se lufta kundër korrupsionit mbetet parimi kryesor i qeverisë si kusht vendimtar për suksesin e çdo reforme.
 

Duke folur në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha theksoi se do të vazhdohet më tej me reformat duke punuar më fort për transaprencën.
 

“Ne kemi bërë një punë shumë të madhe në lidhje me transaprencën por ne duhet të vazhdojmë këtë betejë çdo orë çdo minut, cdo ditë. Themeli i të gjithë suksesit të modelit ekonomik të Shqipërisë është rezultati i luftës kundër korrupsionit. Ne kemi vendosur standartet më transparente. E shndërruan Shqipërinë në vendin e parë në Europë dhe botë me prokurime elektronike dhe ne do të bëjmë që çdo procedurë të jetë transaprente” ka theksuar Berisha.

Duke iu referuar përpjekjes së qeverisë për Shqipërinë Dixhitale, kreu i qeverisë ka inkurajuar Bashkinë e Tiranës që të shqyrtojë mundësine që lejet e ndërtimit të jepen me anë të procedurave “one stop shop” pasi lejet ishin shndërruar më parë në një mjet të tmerrshëm.

“Është e domosdoshme që të gjitha proceduarat e mundshme të shndërrohen në proceduara dixhitale pasi kjo është rruga më e sigurtë për të garantuar transparencën maksimale. Kjo qeveri do të mbetet qeveria e transparencës së plotë në të gjitha proceduarat, në zgjedhje, koncesione etj” ka theksuar Berisha.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›