E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të turpëruar apo të shpëtuar?

Bilbil Beqiri

Gjermanëve do tu pëlqente të merrnin mirënjohjen e Grekëve, por në vend të kësaj, ata po shohin një komb të inatosur që i akuzon Gjermanët se kanë penguar zhvillimin e vendit. Masat e rrepta që ka vendosur BE-ja nuk pëlqehen dhe aq shumë, dhe kanë shkaktuar trazira në Athine, ku njerëzit i kane vënë flakën ndërtesave. Epo, ndjenjat që mund të kesh nëse jep para hua, vetëm për të zbuluar se ai qe i ka marre ato të urren më shumë se më parë, nuk duhet të jenë të mira.

BE-ja i ka dhënë vendeve në vështirësi peshkun, në vend që ti mësojë ato si të peshkojnë. Nuk është llogjike që brenda një lëvizjeje integruese të ketë disa anëtarë që përparojnë, ndërkohë që të tjerët duhet të përballen me probleme të pafundme ekonomike. Nga ana tjetër, nëse një shtet anëtar  që është në vështirësi, e ndalon zhvillimin e pjesës tjetër të bashkësisë, atëherë do të ishte e kotë që grupi të vazhdonte të mbahej siç kishte bërë deri tani.

Gjermania është në dijeni të faktit se Greqia po ndikon vendet e tjera, kështu që vazhdon të mbeshtesë formulën njëri përparon, ndërkohë që të tjerët varfërohen. I vetmi vend që e mbeshtet Gjermanine në këtë formulë është Franca, dhe kjo vetëm sepse Parisi mendon se është më mirë të kesh një armik të fortë, sesa një mik të dobët. Gjermania dëshiron të vazhdojë zhvillimin e saj, por dhe të shpëtojë Greqinë, dhe prandaj po këmbëngulë që Greqia të vazhdoje të qëndroje në këtë sistem.

Megjithatë, procesi i shpëtimit është shtrenjtuar aq shumë sa Gjermania po i var shpresat tek Kina. Por, kjo e fundit pranon ta ndihmojë Gjermaninë vetëm nëse ajo përkrah armiqësinë e Kinës me SHBA-në, gjë që është shumë e rrëzikshme për Berlinin, pasi Uashingtoni do që BE-ja të përkrahë SHBA-në dhe asnjë tjetër; as Rusinë e as Kinën. SHBA-ja mendon se rimëkëmbja e Amerikës do të jetë më e shpejtë me ndihmën e Europës, dhe i premton BE-së se kur ekonomia Amerikane të marrë veten, ajo do të shpëtojë Eurozonën në një kohë shumë të shkurtër. Por kjo do të thotë se Europa do ti kthehet përsëri modelit të një gjigandi ekonomik, e një xhuxhi në politikë.

Gjermania po i afrohet një nga vendimeve më të rëndësishme në histori: do të vendosë të vërë në rrezk BE-në, apo të qëndroje nën mbrojtjen e SHBA-së?

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›