E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi kompetencat e Presidentit në emërime

REXHEP MEIDANI

…vijon nga numri i kaluar ( Mbi kompetencat e Presidentit në emërime I)

Një diçka e ngjashme ndeshet dhe në nenin 104 të KKr, ku Presidenti, me propozim të qeverisë dhe me kundër-firmën e kryetarit të saj, dhe pas këshillimit me kryetarin e Dhomës, mund ta shpërndajë Dhomën e Deputetëve, në qoftë se kjo Dhomë nuk i jep votëbesim qeverisë (kjo ndodh dhe kur nuk miratohet buxheti i shtetit). Ndërsa, neni 105 (i ndryshuar) i KSH, e bën mocionin e mosbesimit praktikisht jo efektiv, duke e çimentuar pozicionin e Kryeministrit! Shtojmë, po ashtu, se për këtë çështje, midis dy kushtetutave, KSH dhe KK, ka dhe një dallim numerik. Në rastin e KK-së mocioni i mosbesimit paraqitet nga jo më pak se një e treta e të gjithë deputetëve (neni 100,1), ndërsa në rastin e KSH-së nga një e pesta (neni 105,1). Në KS, sipas nenit 117, votëbesimi ndaj qeverisë duket më i kopsitur. Aty, mosmarrja e mbështetjes së shumicës të gjithë deputetëve, nuk kalon drejtpërsëdrejti në shpërndarjen e Kuvendit. Përkundrazi, aty Kuvendi brenda 30 ditëve duhet të zgjedhë një Kryeministër të ri, i jep votëbesim Kryeministrit, që fillimisht humbi, ose Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin Shtetëror dhe shpall zgjedhje të reja. Kjo e drejtë kushtetuese, në rastin e KSH, ka këto pamje: vetëshpërndarja sipas nenit 87, 5, 7, 8 për mos zgjedhje Presidenti; dekreti i shpërndarjes sipas nenit 96, 4 për mos zgjedhje Kryeministri, shpërndarja e detyruar prej Presidentit sipas nenit 104 (pas votimit negativ të mocionit të besimit, pas të cilit Kryeministri i kërkon Presidentit shpërndarjen e Kuvendit); ndërsa në rastin e KK, neni 82, përcakton rastet e shpërndarjes së Kuvendit: nuk formohet Qeveria ose nuk zgjidhet presidenti brenda afatit prej 60 ditësh, pas votimit dakord prej 2/3 të deputetëve (me dekret), pas votimit të mosbesimit të qeverisë (me dekret).
Raporti President/dikastere dhe strukturat e tjera shoqëruese.
Një problem në vete, të paktën në rastin e KSH, është ai që ka të bëjë me procesin e emërimit të disa ministrave, të cilët kanë një lidhje të drejtpërdrejtë dhe më të specifike me detyrat kushtetuese të kryetarit të shtetit. Të tilla janë sidomos: (a) përfaqësimi i politikës së jashtme, në ndërlidhje të plotë me ministrin e Jashtëm, Kryeministrin e Trupin Diplomatik; b) detyra e komandantit të Përgjithshëm të FA-së, në ndërveprim me Shtabin e Përgjithshëm, ministrin e Mbrojtjes e Kryeministrin; c) detyra e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në bashkëveprim me ministrin e Drejtësisë, kryetarin e Gjykatës së Lartë (dhe gjykatat e tjera) apo prokurorin e Përgjithshëm (dhe prokuroritë e tjera).
Në të vërtetë, në shumicën e kushtetutave nënkuptohet roli i Presidentit në politikën kombëtare dhe atë të jashtme, përfshirë emërimin dhe lirimin e ambasadorëve. I tillë është p.sh., neni 102 i KS, ndërkohë, që KK, në nenin 84, 10, thekson pa më të voglin ambiguitet se Presidenti udhëheq politikën e jashtme të vendit. Po ashtu, situata është pothuajse e njëjtë kur flitet për funksionin e Presidentit si komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. P.sh., neni 102 në KS, neni 100 në KKr, neni 79 në KM, etj. E njëjta gjë ndeshet dhe në të dy kushtetutat tona: Presidenti i Republikës është komandant i Përgjithshëm- i Forcave të Armatosura (KSH: neni 168, 2) apo i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KK-së: neni 126, 3). Në rastin e KSH-së, një çështje që ka nevojë për rivlerësim është ajo e Këshillit të Sigurimit Kombëtar si organ këshillimor të Presidentit të Republikës (neni 168,3). Pra, të shihet mundësia e rikthimit të tij nga organ këshillimor në ndonjë variant të provuar më parë (p.sh. si Këshilli i Mbrojtjes sipas Paketës Kushtetuese), ku ai ligjërohej, për çështjet e mësipërme, si një organ vendimmarrës. Deri diku i ngjashëm është, në KM, Këshilli i Sigurimit i Maqedonisë (i drejtuar nga Presidenti) ku, sipas nenit 86, theksohet se ky këshill shqyrton çështje në lidhje me sigurimin dhe mbrojtjen, për tia propozuar Kuvendit e qeverisë. Ndërsa, në rastin e KK-së, Këshilli i Sigurisë kryesohet nga Kryeministri (neni 127,2), me përjashtim të gjendjes së jashtëzakonshme kur ai drejtohet nga Presidenti dhe ushtron edhe funksione ekzekutive (neni 131,8). Në këtë optikë, sipas KK-së, Presidenti i Republikës emëron komandantin e Forcës së Sigurisë me rekomandim të qeverisë (neni 126, 5), kurse në rastin e KSH-së, sipas nenit 169, 3 Presidenti emëron dhe shkarkon shefin e Shtabit të Përgjithshëm me propozim të Kryeministrit, dhe emëron e shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore me propozim të ministrit të Mbrojtjes. Kurse, në kohë lufte, Presidenti emëron dhe shkarkon komandantin e Forcave të Armatosura me propozim të Kryeministrit. Për rastin e Shqipërisë, vlen të konsiderohet procesi i mëparshëm i emërimit të komandantit të Gardës brenda binomit Kryeministër – President. Ky binom emërim lirimi (shkarkimi) mund të rezultojë i dobishëm, edhe për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe drejtoritë e policisë së qarqeve, pikërisht për të shmangur zhvendosjet e shpeshta të drejtuesve të tyre; apo për të zvogëluar ndikimin politik-partiak në vetë strukturën e Policisë. Kjo mund të vlente dhe për emërimin e prefektëve, që aktualisht caktohen nga Këshilli i Ministrave sipas nenit 114 të KSH, për të mundësuar një përfaqësim më të balancuar, më institucional e civil. Po në këtë kuadër binomial, vlen të konsiderohet dhe procesi i emërim-shkarkimit për drejtues të tjerë, edhe pse jo politik, si ai i Protokollit të Shtetit, Shërbimit Qeveritar etj… Duke vazhduar më tej krahasimin, në rastin e KK-së, për disa detyra konkrete të Presidentit apo emërime të tij, specifikimi e saktësimi duket, në përgjithësi, më i drejtë. Ndërkohë, në rastin e KK-së, Presidenti nuk është më kryesuesi i Këshillit Gjyqësor. Kryesuesi e zëvendëskryesuesi i tij zgjidhet me mandat 3-vjeçar po nga ky këshill – neni 108,7. Kjo ndeshet dhe në KSH, por me propozim Presidenti, për zëvendëskryetarin e KLD-së (neni 147,2). Me vlerë do të ishte, në rastin e Shqipërisë, edhe shndërrimi i Këshillit të Prokurorëve (i përfshirë në ligjin e Prokurorisë) nga një organ këshillimor pranë prokurorit të Përgjithshëm në një organ kushtetues vendimmarrës, i ngjashëm me KLD-në për Gjyqësorin. Vlen të studiohet edhe eksperienca e një këshilli të përbashkët për magjistratët (për gjykatësit e prokurorët), si në rastin e KLD-së në Paketën Kushtetuese. Më tej, në rastin e KK, të gjithë gjyqtarët (prokurorët) emërohen nga Presidenti me propozim të Këshillit Gjyqësor (Prokurorial). Ndërsa, sipas, nenit 105, 1 (109, 5): Mandati fillestar për gjyqtarët (prokuror) është trevjeçar. Në rast të riemërimit, mandati është i përhershëm. Në rastin e Sllovenisë, sipas nenit 130 (132) të KS, gjyqtarët zgjidhen (shkarkohen) nga Kuvendi Shtetëror me rekomandimin (propozimin) e Këshillit Gjyqësor. Sipas kësaj kushtetute (neni 131) ky këshill ka 11 anëtarë, ku 5 zgjidhen nga Kuvendi Shtetëror me propozim të Presidentit të Republikës, ndërsa 6 të tjerë zgjidhen nga vetë gjyqtarët. Po ashtu, aty, kryetari i Këshillit zgjidhet nga radhët e anëtarëve të tij. Në rastin e KM, nenet 104-105 flasin për Këshillin Gjyqësor Republikan, që i propozon Kuvendit zgjedhjen dhe shkarkimin e gjyqtarëve; ndërsa neni 106 i saj thekson se Prokurori Publik emërohet (për një periudhë 6-vjeçare) dhe shkarkohet nga Kuvendi. E njëjta gjë ndeshet në nenin 121 të KKr, ku theksohet se Këshilli Gjyqësor emëron dhe shkarkon gjyqtarët dhe prokurorët shtetërorë. Veçse Presidenti nuk ka kompetenca në kompozimin e këtij këshilli, madje, sipas nenit 121, kryetari

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›