“Të ulen shpenzimet atomike”, Trump: Kam rënë dakord me Putin, tani duhet të bindim Kinën për denuklearizimin

Presidenti amerikan Donald Trump tha se dëshiron të rinisë bisedimet për kontrollin e armëve bërthamore me Rusinë dhe Kinën duke shpresuar që të tre vendet të bien dakord për shkurtimin e buxheteve të tyre.
Nga zyra ovale, Trump vuri ne dukje se janë miliarda dollarë që mund të kursehen nga shpenzimet bërthamore të cilat mund të përdoren në drejtime të tjera.
“Nuk ka arsye për të shprenzojmë triliona dollarë, dhe dua të them që mund ta rregullojmë këtë, të shpenzojmë për gjëra të tjera. Nuk ka arsye të krijojmë armë të reja bërthamore, ne kemi që tani mjaftueshëm ta shkatërrojmë botën 50, 100 herë. Shpresoj që të mos vij kurrë dita për ti përdorur ato”, tha Trump.
Ndërsa SHBA dhe Rusia kanë mbajtur rezerva masive armësh që nga Lufta e Ftohtë, Trump parashikoi se Kina do të arrinte aftësinë e tyre për të shkaktuar shkatërrim bërthamor brenda pak vitesh.
“Unë dhe Putin kemi rënë dakord ta bëjmë këtë në një formë të madhe. Do flasim edhe me Kinën, të denuklearizojmë . Të përgjysmojmë buxhetin tonë ushtarak. Besoj do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë”, tha Trump.
Trump tha se do të angazhohet më shumë në këtë çështje menjëherë sapo të ketë zgjidhur Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.
President ii SHBA-së kishte bërë përpjekje për të arritur një gjë të tillë edhe gjatë mandatit të parë, por kishte dështuar të bindte Kinën.
Gjatë asaj kohe, Uashingtoni dhe Rusia ranë dakord për një pakt bërthamor të njohur si Fillimi i Ri, por Rusia u tërhoq prej tij pas luftës në Ukrainë./vizionplus.tv