E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vodhën 100 mijë euro në shtëpinë e ish-mjekes në Shkodër, shpallen në kërkim dy autorët

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona, autorë të dyshuar të vjedhjes së 100 miëj eurove në shtëpinë e një ish-mjekeje në gjen “Ura Dervishbeg”.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, më 12 shkurt.

Policia bën me dije se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit:

F.Sh., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim;

M.Gj., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasve F. Sh. dhe M. Gj./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›