"Të var tek palma", Doda: Batutë, qeshi dhe Sajmir Tahiri
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda e ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në TV NEWS24, e vlerësoi si batutë, shprehjen “Varesh te palma po iu afrove kryeministrisë”, me të cilën gjatë një debati të nxehur në një emision televiziv për “21 janarin” iu drejtua deputetit të PS, Sajmir Tahiri
Deputetja demokratike theksoi se ka marrëdhënie të mira me kolegët dhe dekarata ishtë pjesë e diskursit mes politikanëve. Ajo sqaroi se batuta ka kaluar duke qeshur mes saj dhe Tahirit.
“Ligjeratat e politikanëve shumë herë është e rëndë. Unë jo gjithmonë kam iniciuar gjuhën e tillë. Doja të theksoja unë nuk besoj tek dhuna si kategori. Ai është një lloj dialogu mes politikanëve, por nga ana njerëzore kam marrëdhënie të mira me deputetët. Varet nga momenti politik. Tonet janë shumë të ashpra. Batuta ishte në kuadër të dickaje që u tha. Shprehja që kupton se nuk mund të prekni institucionet e shtetit”,- u shpreh Doda.
Doda duke vënë në dukje se mes politikanëve ai që dominon është diskursi maskilist, nënvizoi se një femër duhet të dijë të reagojë. “Unë besoj se jam person i drejtëpërdrejtë. Ka dhe pemë të ndryshme, rëndësi ka të varet. Batutë kjo. Nuk më mungon respekti për Tahirin. Ka kaluar duke e qeshur”,- u përgjigj Doda me humor.
Lidhur me cështjen shumë të nxehtë, atë të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, deputetja e PD, Mesila Doda theksoi se kandidati do të jetë nga radhët e mazhorancës, konkretisht nga instancat e larta të PD.
“Mendoj se emri do dalë nga mazhoranca, do jetë një person nga instancat e larta të PD”.
Sipas Dodës, është kryeministri që do të iniciojë këtë debat në PD dhe më pas do konsultohet gjerësisht brenda strukturave të PD. Por, sic theksoi ajo, zgjedhja e presidentit do të jetë një proces kushtetues dhe se ‘kandidatura e vlefshme për Presidentit do të dalë absolutisht nga PD”.
(el.me/d.b/BalkanWeb)