E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 Maji, Sarkozi miting: Reformat ishin jetike

PARIS- Presidenti Francez Nikolas Sarkozi, mbajti një miting gjigand ditën e 1 Majit përpara kullës Eifel, vetëm pesë ditë përpara balotazhit për zgjedhjet presidenciale, ku ai do të përballet me socialistin Fransua Holande. 

Sarkozi përshëndeti turmën prej rreth 200 mijë vetësh, të cilët kishin dalë për të treguar mbështetjen për kreun aktual të Elizesë.
Sarkozi përgëzoi rolin e sindikatave, të cilët mbrojnë të drejtat e punëtorëve, por këmbënguli se ata nuk duhet të angazhohen në politikeë. “Nuk janë sindikatat ato që qeverisin, por parlamenti. Është populli, jo sindikatat të cilët vendosin”,- deklaroi Sarkozi.
Sipas tij, pa reformat e prezantuara Franca tani do të ishte në të njëjtën situatë me Greqinë dhe Spanjën, ndërsa theksoi se do të promovonte një botë ku kapitalizmi i sipërmarrësve zëvendëson kapitalizmin e financuesve. 

“Kanë ngelur edhe tre dite për të bindur të pavendosurit, tre ditë për të përfshirë njerëzit, tre ditë që të gjithë të kuptojnë se këtë të dielë ata nuk do të votojnë për një kandidat, por për veten e tyre. Njerëzit nuk do do të votojnë për një kandidat, por për Francën”,- deklaroi kreu i Elizesë. 

Rreth 200 mijë vetë dolën në mbështetje të presidentit Sarkozi gjatë mitingut që kreu i Elizesë mbajti sot në Paris për diten e 1 Majit. Sipas Sarkozi, pa reformat e prezantuara Franca tani do të ishte në të njëjtën situatë me Greqinë dhe Spanjën, ndërsa theksoi se do të promovonte një botë ku kapitalizmi i sipermarresve zevendeson kapitalizmin e financuesve.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›