Elbasan, 40-vjeçari i jep fund jetës, vetehelmohet me fotoksinë

Një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar në Elbasan. Shtetasi Ilir Hida, 40 vjeç i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme duke u vetëhelmuar me fotoksinë. Mësohet se 40-vjecari ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit, ku ka qenë e kotë përpjekja e bluzave të bardha për ta sjellë në jetë. Sipas policisë shkak i vetëhelimit të Hidës dyshohet të kenë qenë kushtet e vështira financiare.