Vendimi monumenti i Azem Hajdarit tek Parlamenti i ri

Qeveria vendos Monumenti do te vendoset ne parkun midis godines se Kryeministrise dhe lumit Lana me shikim nga bulevardi Deshmoret e Kombit prane nderteses se Parlamentit te ri.
Azem Hajdari perjetesohet edhe ne Parlamentin shqiptar. Tashme permes nje monumenti te derdhur ne bronz i cili do te vendoset tek kompleksi i ri parlamentar. Piramida e cila pritet te shembet brenda tre muajve per fillimin e punimeve te Parlamentit te ri eshte zgjedhur jo rastesisht si vendi ku do te ngrihet busti i pishtarit te demokracise. Ne shenje simbolike por qe ka domethenien e qarte se edhe i vdekur Azem Hajdari rrezon cdo mit te diktatures komuniste. Pikerisht nisur nga kjo Keshilli i Ministrave vendosi dje ngritjen e monumentit te heroit te demokracise dhe pluralizmit Azem Hajdari ne parkun prane nderteses se Parlamentit te ri. Konkretisht ne baze te vendimit te djeshem te qeverise monumenti i Azemit do te vendoset ne parkun midis godines se Kryeministrise dhe lumit Lana me shikim nga bulevardi Deshmoret e Kombit prane nderteses se Parlamentit te ri. Efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi do te perballohen nga Buxheti i Shtetit per vitin 2011 miratuar per Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve nderkohe qe shfuqizohet vendimi i meparshem nr. 584 date 23.6.2006 i Keshillit te Ministrave Per ngritjen e monumentit te Heroit te Demokracise Azem Hajdari ne qytetin e Tiranes. Ngarkohen Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ministria e Financave dhe Ministria e Puneve Publike dhe Transportit per zbatimin e ketij vendimi. Ngritja e monumentit te Azemit behet me propozim te ministrit te Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Aktualisht monumenti i Azem Hajdarit qendron ne vendin ku u ekzekutua 13 vjet me pare pikerisht me 12 shtator te lsquo98-s prane selise qendrore te PD-se.
Topalli Parlamenti i ri me simboliken e identitetit shqiptar
Qytetare studente pedagoge vizituan dje te gjitha projektet e kompleksit te ri parlamentar te cilat pershkohen nga nje mendim i thelle ku secili ka elemente moderne te nderthurur me traditen tone kombetare me nje ballafaqim vlerash te cilat kane rendesine e tyre per nje institucion te rendesishem te vendit tone. Ky parlament i ri nuk eshte vetem nje ndertese per politikanet por gjithashtu nje simbol shume i rendesishem per njerezit nje vend i njohur qe shqiptaret mund te perballen te futen dhe ta perdorin. Ky projekt eshte nje sfide nje monument kombetar me rastin e 100-vjetorit te pavaresise ne nderim te baballareve te Kombit tone me nje veper arti te madhe e cila ka brenda simboliken e identitetit shqiptar dhe te demokracise parlamentare - u shpreh Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Flamuri shqiponja vazhdimesia nderprerja modernia arkitektonike ambientalja uji drita mali drejtimi nga Evropa merren dhe vendosen fuqishem pervec simbolikes historise se arkitektures dhe kultures se vendit tone nder shekuj. Cdo projekt i paraqitur elementin ekologjik e ka te fuqishem. Ky Kompleks i ri parlamentar do te jete nje monument nder me uniket ne Evrope.