Te vegjlit, dje te "pergjumur"
Partite e vogla "pergjumen" diten e zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit. Ndersa shikohej nje interesim teper i madh i partive kryesore, Partise Socialiste, Partise Demokratike dhe partise Levizja Socialiste per Integrim per procesin zgjedhore, komunikimin me publikun, denoncimeve te incidenteve apo reagimeve, krejt e kunderta ndodhi me partite e vogla. Diten e djeshme partite e tjera politike, te cilat jane te perfshira ne garen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare kane qendruar larg medias dhe larg opinionit publik. Ne sallat e konferencave te Partise Demokratike dhe Partise Socialiste ishte perqendruar dhe qendrojne akoma te perqendruar te gjitha mediat me studiot e tyre levizese dhe gazetaret e tyre. Moment pas momenti, nepermjet lidhjeve direkte dhe transmetimeve te shpeshta, partite politike dhe gazetaret nga keto seli, benin te ditur per opinionin publik te rejat me te fundit per sa i perket procesit zgjedhor. Perqendrimi i mediave ne partite kryesore do te zgjase deri ne momentin e deklarimit te rezultatit perfundimtar dhe reagimeve te partive politike. Por, nje indiference totale shikohet tek partite e vogla, te cilet diten e djeshme pothuajse nuk ekzistonin me pranine e tyre ne mediat publike. Nga dita e sotme pritet "zgjimi" i ketyre partive, per te dale me ane te nje deklarate per shtyp dhe per te treguar vleresimin e tyre per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, si dhe ndonje koment per rezultatin.