E Diel, 1 Nëntor 2026

Terheqin vemendjen e publikut, jo vetem politikanet, por dhe femijet e tyre

Vajza e Topit, djali i Rames dhe vajza e Mediut, dje votuan per here te pare

Politikanet nuk mund te jene te vetmit qe terheqin vemendjen e medieve ne qendrat e votimit, por edhe familjet e tyre. Keshtu pra, ne votimin e djeshem per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, pervec mesazheve politike dhe procesit te votimit, te ndjekur nga zyrtare te larte te shtetit, ishin dhe femijet e tyre qe ne mbeshtetje te procesit zgjedhor, per here te pare iu drejtoheshin qendrave te votimit. Ne njesine bashkiake numer 7, ne shkollen "Pjeter Budi", u drejtua per ne qendren e votimit kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, nen pranine e nje personi shume te shtrenjte per te. Behet fjale per djalin e tij, qe kohet e fundit eshte pare gjithmone e me teper ne media, nen shoqerine e tij. Kesaj radhe, prania e tyre ne media i dedikohej dites se zgjedhjeve, ku konkretisht Gregor Rama, djali i kryesocialisti, per te paren here shfrytezoi te drejten e tij Kushtetuese per te shprehur vullnetin e tij, per te percaktuar qeverisjen per kater vitet e ardhshme te Shqiperise. Nje tjeter e re, e cila gjithashtu i drejtohej per here te pare qendres se votimit, ishte Etida Topi, vajza e kreut te larte te shtetit. E bija e Presidentit te Shqiperise, iu drejtua paraditen e djeshme kutive te votimit ne shkollen "Servete Maci", sebashku me vajzen tjeter dhe zonjen e pare Teuta Topi. Per kryetarin e Partise Republikane, Fatmir Mediu, kjo dite eshte shume e vecante per te, per drejtimin qe do te marre Shqiperia si dhe per voten e pare te hedhur ne kutine e votimit nga vajza e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›