E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogby: PD fiton 69 deputete, PS vetem 55 deputete

Kompani e sondazheve zgjedhore "Zogby International" nxori pasditen e djeshme fituese Partine Demokratike me 49% te votave, e perkthyer ne 69 deputete per ne parlamentin e ardhshem, per koalicionin e Partise Demokratike, te drejtuar nga kryeministri Berisha. Kjo kompani nxori si parti te dyte Partine Socialiste me 35% te votave dhe per pasoje me 55 mandate deputetesh, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Per Levizjen Socialiste per Integrim "Zogby International" parashikon 4 mandate per parlamentin e ardhshem. Por kompania e sondazheve thekson se jane ende 14 mandate te pavendosura sipas sondazhit te saj ne te gjitha qarqet e vendit. Kjo kompani thekson se marzhi i gabimit ne kete sondazh eshte 3.2%. "Zogby International" raporton se ne qarkun e Tiranes i cili nxjerr edhe numrin me te madh te deputeteve, PD arrin te fitoj 49% e ndjekur nga PS me 45% dhe LSI me 5%. Sondazhi i "Zogby International" eshte pesimist per partite e vogla te cilave pervec Levizjes Socialiste per Integrim, nuk u jep te tjereve asnje mandat deputeti. Por ne shume qarqe te vendit ky sondazh ka lene nje deputet te pavendosur i cili mund te kaloj ne favor te partive te vogla ne vend qe shfaqen me nje perqindje te vogel votash. "Zogby International" eshte nje kompani sondazhesh e cila per nje kohe te gjate ka bere parashikime muaj pas muaji ne lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te ketij viti ne vend. Ashtu si ne sondazhin perfundimtare, ne javet e fundit kjo kompani nxirrte fituese te zgjedhjeve Partine Demokratike me nje rezultat te ndjeshem ndaj Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim.

Rezultatet sipas qarqeve

Qarku Kukes

PS 21 perqind

PD 67 perqind

LSI 3 perqind

PR 3 perqind

Mandatet

Koalicioni i PS 1

Koalicioni i PD 2

LSI 0

Te papercaktuara 1

Qarku Diber

PS 30 perqind

PD 54 perqind

LSI 3 perqind

PLL, PR 2 perqind

Mandatet

Koalicioni PS 2

Koalicioni PD 3

LSI asnje

I diskutueshem 1

Qarku Shkoder

PS 30 perqind

PD 54 perqind

PR 3 perqind

Te ndryshme 1 perqind

Mandatet

Koalicioni i PS 4

Koalicioni i PD 6

Koalicioni i LSI 0

I diskutueshem 1

Qarku Lezhe

PD 57 perqind

PS 28 perqind

LSi 3 perqind

PAA, PSD 2 perqind

Mandatet

Koalicioni i PS 2

Koalicioni i PD 4

LSI 0

I diskutueshem 1

Qarku Tirane

PD 49 perqind

PS 35 perqind

LSi 5 perqind

Te ndryshme 1 perqind

Mandatet

Koalicioni i PS 13

Koalicioni i PD 17

LSI 1

Te paparcaktuara 1

Qarku Durres

PD 49 perqind

PS 35 perqind

LSI 6 perqind

PR 2 perqind

Mandatet

Koalicioni i PS 5

Koalicioni i PD 7

LSI 0

I diskutueshem 1

Qarku Elbasan

PD 44 perqind

PS 38 perqind

LSI 4 perqind

G99, PR, PDK 2 perqind

Mandatet

Koalicioni i PS 6

Koalicioni i PD 7

LSI 0

i diskutueshem 1

Qarku Korce

PD 49 perqind

PS 38 perqind

LSI 4 perqind

PR 2 perqind

Mandatet

PS 5

PD 6

LSI 0

i diskutueshem 1

Qarku Berat

PS 43 perqind

PD 29 perqind

LSI 14 perqind

G99 6 perqind

Mandatet

Koalicion i PS 3

Koalicioni i PD 3

Koalicioni i LSI 1

I diskutueshem 1

Qarku Fier

PD 36 perqind

PS 44 perqind

LSI 7 perqind

G99, PDI 2 perqind

Mandatet

Koalicioni i PS 7

PD 7

LSI 1

I diskutueshem 1

Qarku Vlore

PS 42 perqind

PD 34 perqind

LSI 3 perqind

PBDNJ 11 perqind

Mandatet

PS 7

PD 4

LSI 0

I diskutueshem 1

Qarku Gjirokaster

PD 37 perqind

PS 45 perqind

LSI 3 perqind

PBDNJ 6 perqind

Mandatet

Koalicioni i PS 2

Koalicioni i PD 2

Koalicioni i LSi 0

I diskutueshem 1


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›