Dezertime ne Siri 200 persona ikin nga Al-Assad
Brenda elitës së regjimit sirian krijohen të çarat e para. Më tepër se 200 përfaqësues të partisë në pushtet, Baath kanë dhënë dorëheqjen në masë në shenjë proteste kundër represionit të ushtruar nga presidenti aktual, Bashar al-Assad.
Ka qenë unanim brenda partisë në pushtet prej mëse 5 dekadash, mosaprovimi i dhunës në Deraa, Baida, e Banias që deri tani u ka kushtuar jetën më tepër se 450 personave e mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Megjithatë, qeveria në Damask nuk tërhiqet, përkundrazi. Në pallatin e qelqtë diplomatët theksojnë presionin ndaj Sirisë, por dështojnë të arrijnë një marrëveshje të përbashkët.
Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Portugalia përgatitën një projektrezolutë të përbashkët, por ajo nuk u mbështet prej vendeve të tjera. Fuqitë me të drejtë vetoje, Kina dhe Rusia nuk ishin të mendimit që ngjarjet në Siri kërcënojnë paqën ndërkombëtare. Zëvendësambasadori rus, Alexander Pankin paralajmëroi rrezikun e një lufte civile në Siri, të shkaktuar për shkak të presionit nga jashtë.
Për ambasadorin e Sirisë në OKB, Bashir Jaafari, dështuan kërkesat për krijimin e një gjendje kaosi në Siri. Ndërkohë Deraa mbetet e rrethuar pa ujë ushqim, mjekime apo energji elektrike. Ushtria ka zbarkuar dhe në kryeqytet duke rrethuar arteriet kryesore, ndërsa në Douma ushtarët kanë ngritur postblloqe dhe është raportuar për të shtëna pa paralajmërim mbi civilët.
Delina Bitraku