Rama premton: Cdo familje në fshat, një biznes agrar
Me ardhjen në pushtet të socialistëve, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, problemet për fshatin do të duken të vogla. Kwtw premtoi sot Kryesocialisti Edi Rama në Libonik të Korcës kur foli për biznesin agrar.
TIRANE-“Cdo familje në fshat nga një biznes agrar”. Këështu ka premtuar sot Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë vizitës që kreu në Libonik të Korcës ku ka prezantuar pjesë të tjera të programit të kësaj partie, duke u fokusuar tek fshati. Gjatë takimit, Rama u ka premtuar libonikasve, se me ardhjen në pushtet të socialistëve do të krijohet një agjenci biznesi. Një tjetër pikë me rëndësi që theksoi Rama ishte heqja e taksës për tre vjet, për çdo biznes të ri agrar.
Rama premtoi gjithashtu se e majta do të zgjerojë horizontin e vëmendjes drejt fshatit.
Rama ndodhet në Korcë prej dy ditësh, Dje ai ndodhej në Kolonjë të Korcës ku përvec temës së fshatit u ndal edhe tek premtimet e pambajtura të Kryeministrit aktual për naftën pa akcizë në 05. ”Ka qenë një premtim i këtij Kryeministri i cili ka vërtetë ka kurajon e një gënjeshtari të pashërueshëm që vazhdon të shkojë në fshat, vazhdon ti premtojë fshatit, pasi ka shkelur premtimin bazë të vitit 2005 lidhur me naftën. Ndërkohë që unë sot, them me plot gojën, bazuar mbi dëgjimin shumë të vëmendshëm të njerëzve që jetojnë në fshat dhe në një analizë të ekspertëve tanë, se nafta për prodhimin në fshat do të jetë pa akcizë.”
(d.b/BalkanWeb)