E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, 30 ambasadorë përveshin mëngët. 9.000 vëzhgues në terren

NUMERIM-ATiranë- Ne do ju vëzhgojmë, këto zgjedhjeve do të jenë shumë të rëndësishme për të ardhnmen e Shqipërisë. Ne do të ndjekim çdo zhvillim dhe nuk do të bëjmë asnjë tolerim,- të tilla deklarata të faktorit ndërkombëtarë dhe të diplomatëve në Tiranë, kanë shoqëruar të gjithë periudhën para zgjedhjeve që do të mbahen të dielen. Dhe duket se po ndodh pikërisht ashtu. Ndërkombëtarët, BE dhe Shtetet e Bashkuara, duket se kanë ndërë mendjen përfundimisht që të vënë më në fund gishtin mbi plagën më të madhe të demokracisë shqiptare, zgjedhjet.

Më shumë se asnjëherë, ky proces zgjedhor do të monitorohet në mënyrë të rreptë. Një ushtri e tërë vëzhguesish do të jenë në tërren. Deri të enjten në mesditë ishin akredituar pranë KQZ-së rreth 9 mijë vëzhgues, shqiptarë dhe të huaj, misione që do të udhëhiqen nga vetë ambasadorët dhe misionet ndërkombëtare. Të gjitha këto misione janë të sponsorizuara nga ndërkombëtarët dhe ambasadat në Tiranë. Por si kurrë më parë, kësaj radhe do të jenë në terren edhe vetë ambasadorët, të cilët janë akredituar. Janë mbi 30 ambasadorë, 27 të BE-se, ambasadori amerikan, ai i Rusisë, si dhe disa të vendeve fqinje.

Numrin më të madh të vëzhguesve, me 68 të tillë, e mban Ambasada Amerikane. Kjo ambasadë, ka angazhuar edhe stafin e ambasadave amerikane në rajon. Vetë ambasadorët kanë kërkuar akreditim në të gjitha zonat zgjedhore të vendit, gjë e cila nënkupton se ata do të lëvizin nga njëri qytet në tjetërin për të patur një informacion sa më të plotë, ndërsa numri dy i ambasadës amerikane dhe një pjesë e stafit të saj është instaluar në Fier, qark të cilin kjo ambasadë e ka nën vëmendje të veçantë. Ndërsa ambasadat e BE-së kanë përqëndruar monitoruesit e tyre në tre qarqe të tjera, Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

OSBE-ODHIR vijon të shtojë kërkesat për shtimin e numrit të vëzhguesve, të miratuar në këtë mbledhje të rradhës. Ne të u miratuan gjithashtu edhe 23 vëzhguesit e asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, të cilën e kryeson Luka Volonte. Nuk do të mungojë në këto zgjedhje edhe Wolfang Groskruk, zëvendës/president i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, një emër i shumëdiskutuar në Shqipëri si mik i kryeministrit Berisha veçanërisht pas raportit të OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 2009,  ku ai i ishte në krye të vëzhguesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›