Google urren Shqipërinë?
SHBA – Google i përgjigjet një djali nga Kosova i cili është ankuar për mungesën e disa shërbimeve në gjuhën shqipe. Matt Cutts, i cili drejton grupin e punës së optimizimit të kërkimeve në motorin më të madh online, Google, i përgjigjet pyetjes, “A e urren Google Shqipërinë?
Ai nënvizon se Google nuk e urren aspak Shqipërinë, duke kujtuar se tashmë motori i kërkimit ka vënë në përdorim “Google.al” dhe se me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë pati një Doodle speciale, për të përshëndetur Shqipërinë e shqiptarët në festë.
Lidhur me mungesën e shërbimeve në gjuhën shqipe Cutts shprehet: “Po punojmë që të shtojmë numrin e shërbimeve për përdoruesit e Google-it në gjuhën shqipe. Megjithatë kjo nuk është e lehtë”.
“E duam Shqipërinë shumë. Por duhet kohë për t’u dhënë gjuhëve si shqipja të gjithë mbështetjen që ato meritojnë”, - thotë Cutts.
(er.nu/BalkanWeb)