E Diel, 1 Nëntor 2026

"Të vrasim ty dhe familjen", GJKKO lë në burg Algert Alcanin dhe Edmir Boçin, kërcënuan me jetë biznesmenin që u mori tenderin!

"Të vrasim ty dhe familjen", GJKKO lë në burg Algert

Algert Alcani dhe Edmir Boçi janë lënë në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, pasi kishin bërë rekurs dhe kishin kërkuar masë më të butë sigurie. Ndërkohë, togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" për biznesmenin e druve Shaqir Alcani.

Të tre këta shtetas u arrestuan një muaj më parë, pasi kërcënuan me jetë një biznesmen tjetër që u kishte marrë tenderin me konkurrim publik. Madje, kur ky i fundit nuk kishte pranuar të tërhiqej, babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani kontraktuan dy kriminelë që ta kërcënonin.

Bëhet fjalë për biznesmenin Eral Myftari, i cili ishte futur në një procedurë të rregullt prokurimi në Bashkinë e Tiranës dhe kishte fituar. Subjekti tjetër garues ishte firma e Shaqir Alcanit, por ajo është skualifikuar për shkak se kishte dhënë ofertë më të lartë për lëndë drusore.

Sot, Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të mos pranojë kërkesat e dy prej të akuzuarëve për masë më të butë sigurie, duke i lënë ata në qeli deri në përfundim të hetimeve. Ata akuzohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas Policisë së Shtetit, Shaqir dhe Algert Alcani në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes shtetasin Eral Myftari, administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës nga firma e që ai administronte.

Shtetasi Eral Myftari nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij. Babë e bir kanë kontraktuar shtetasit Edmir Boçi dhe Louis Konomi, për t'i bërë presion dhe kërcënuar biznesmenin nga Cërriku. Rasti ishte në ndjekje dhe sapo është mësuar për kërcënimin, ka ndërhyrë Forca Operacionale.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›