E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teater me dy koke

Teatri i ri i Komedise i merr Teatrit Kombetar sallen e vogel dhe pese teknike.


Levizjet qe kane ndodhur ne organiken dhe ne prapavijen e Teatrit Kombetar paralajmerojne ndryshime te thella qysh ne muajin e pare te sezonit te ri artistik.
Nje institucion tjeter pritet ti ngjitet ne shkurt Teatrit Kombetar. Nje fqinj qe duket se i merr gjysmen e shtepise. Ajo qe eshte sot salla e vogel e TK-se se shpejti do te jete Teatri i Komedise.
Keshilltari per Artin i Ministrit te Kultures Arben Skenderi shpjegon Per godinen e Teatrit te Komedise eshte menduar nje nga sallat e TK ajo qe quajme ne zhargonin artistik salla e vogel. Aty do te instalohet fillimisht. Por keto dy teatro nuk do te jene konkurrente as ne aspektin artistik as ne aspektin administrativ. Perkundrazi jane plotesues.
Ky institucion i ri qe mendohet te ngrihet ne trup te Teatrit Kombetar kerkon hua edhe disa punonjes te tij. Behet fjale per pese punonjes te prapavijes teknike ndricues. Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve i ka derguar nje shkrese zyrtare Teatrit Kombetar ku i kerkon levizjen e ketyre punonjesve nga institucioni aktual. Sipas keshilltarit Skenderi nje shkrese e tille i eshte cuar edhe disa institucioneve te tjera ne varesi te Ministrise. Mesa di une i eshte cuar disa institucioneve. Do te kete levizje te punonjesve. Po per sa kohe keto institucione nuk e kane kthyer pergjigjen e tyre zyrtare ku mund te tolerojne ose ku nuk mund te tolerojne nuk mund ta bejme publik dokumentin sepse dhe ne vete nuk e dime organizimin tone te brendshem akoma vijon Skenderi.
Numri i punonjesve ne Teatrin e Komedise mendohet te jete rreth 22 deri ne 25 ku perfshihet administrata aktoret prapavija. Po si do te funksionoje ky teater Sa eshte menduar per punonjesit qe duhet te pershtaten me keto levizje te papritura Keshilltari i Ministrit jep nje pergjigje
Mendohet qe ky teater vertet te kete produksionet e veta plus projekteve spontane qe do te prezantohen gjate sezonit. Prandaj duhet nje trupe e mirefillte. Kjo gje do te shpallet me vone me vendim te Keshillit te Ministrave. Do te merren nje numer punonjesish po e precizoj nga te gjitha institucionet e mundshme pa prekur integritetin e funksionimit profesional dhe te punes se tyre. Dhe kete gje me mire se ministria mund ta vendosin vete drejtoret e institucioneve ne fjale perfundon keshilltari i Ministrit.
Teatri i Komedise eshte i pari nga tri institucionet kombetare Cirku dhe Qendra e Artit qe pritet te krijohet ne zbatim te Ligjit per Artin dhe Kulturen. Por se pari duhet te kaloje ne Keshillin e Ministrave.


Kontrata me te rinjte
Nje muaj pas mbylljes se Festivali Teatror te te Rinjve edicionit VI ata qe u shpallen fitues kane marre shperblim vetem certifikatat. Me te drejte disa ndihen te zhgenjyer. Kete edicion nuk pati shperblime financiare por u premtua qe te rinjte ne baze te nje kontrate 6 muaj - 1 vit te angazhohen ne projektet e vitit 2011 prane Teatrit Kombetar.
Nga perfaqesuesja e Ministrise dhe koordinatorja e Fondit Teatror te te Rinjve Herida Duro mesojme se mendohet qe dy-tri fituesit me te spikatur te angazhohen me kontrata ne projekte prane Teatrit si asistente regjisore aktore apo koordinatore. Qellimi eshte qe te njihen me terrenin e punes me administraten dhe me gjithe strukturen organizative dhe menaxhuese te nje projekti teatral pohon Duro per Shekullin. Emrat konkrete shpallen kur te vendoset buxheti i vitit 2011 ne MTKRS.
Nje tjeter perfitim qe permend perfaqesuesja e ministrise eshte edhe prezantimi i shfaqjeve qe u vleresuan me cmime ne 5 teatro te rretheve Migjeni Skampa Petro Marko Aleksander Moisiu Andon Zako ajupi. Keto kohe po koordinohet puna me keto Teatro per krijimin e nje kalendari shfaqjesh. Te rinjve do tu jepet nje vleresim financiar modest per ti ndihmuar ne menaxhimin e gjithe kesaj rivenieje ne skene per shpenzimet e udhetimit te mbarevajtjeve te tjera. Per keto ndoshta do te na vijne ne ndihme edhe teatrot vendore.
Kujtojme qe fituesit e edicionit VI te Festivalit Teatror jane Eftiola Lacka aktorja me e mire Nik Xhelilaj aktori me i mire Esmeralda Metka aktorja me e mire joprotagoniste Ledjon Zoi aktori me i mire joprotagonist dhe shfaqja me e mire u vleresua Le te bejme seks i regjisores Elma Dorezi.
Shperblim financiar do te kete vetem per aktorin Nik Xhelilaj i cili prej dy muajsh eshte pjese e trupes se Teatrit Kombetar. Xhelilaj hyri me daljen ne pension te aktorit Guljem Radoja. Kjo ndodhi ne nje periudhe te mire suksesi per aktorin e ri disa cmimeve nderkombetare per interpretimin ne filmin Shqiptari dhe se fundi i shpallur nder dhjete talentet evropiane Shooting Stars 2011.
Angazhimi i tij ne teater nuk eshte dhe aq mbreselenes. Pak role ne asnje veper te spikatur. Ne festivalin e te rinjve u shpall fitues Aktori me i Mire per interpretimin ne dramen Zonjusha Zhuli e Strindbergut veper konkurrente ne festival me regji te Luljeta Hoxhes.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›