E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zemerimi nuk mbytet me plumba

Imazhi i djemve te vrare portreti i tyre koka e mbuluar me gjak syte e mbyllur dhe trupi i shtrire mbi trotuarin e bulevardit Deshmoret e Kombit bene xhiron e botes dhe ndaluan ne shpirtrat tane te derrmuar. Pas ketyre imazheve u shfaq ne ekran perseri ai kryeministri i vendit tim njeriu qe ka 20 vjet qe u rri shqiptareve ne sy qe i provokon qe i tall qe i vjedh dhe tash se fundi qe edhe i vret... Perseri pa asnje logjike formale nis e leshon nje lume fjalesh dhe nuk ndien asnje lloj pergjegjesie nuk ka asnje pendese.
Po cfare ndodhi me 21 janar te vitit 2011-e Personalisht kisha menduar se shqiptaret nuk dine te reagojne politikisht se vetedija e tyre ishte tulatur. Mirepo jo. Dje une pashe se ne jemi nje vend i denje europian se kemi nje popull te mrekullueshem qe e do demokracine dhe lirine. Ne keta njezete vjet demokraci shqiptaret jane ngritur disa here ne protesta. Ne vitin 1990-e ata rrezuan diktaturen. Ne vitin 1997-e ata u ngriten ne nje revolucion popullor sepse humben pasurite ne skemat piramidale.
Per fat te keq edhe atehere ne vetedijen kolektive te shqiptareve si shkaktar i asaj tragjedie ishte projektuar kryeministri i sotem. Personalisht kurre nuk e kam mbeshtetur dhe as sot nuk e mbeshtes luften civile te vitit 1997-es. Atehere dhe deri vone pata ndertuar me shume per veten tim sesa per te tjeret nje lloj justifikimi pak cinik shkurt kisha ndertuar arsyetimin se shqiptaret pergjithesisht luajne mendsh nga e mira ndersa te keqen e durojne. Per kete sillja si justifikim per nenvetedijen time nenshtrimin qe zgjodhem te gjithe per tu pershtatur me diktaturen komuniste. Ndersa vetem dje u binda plotesisht se shqiptaret jane nje popull dinjitoz qe dine te protestojne politikisht. fare ndodhi dje Opozita kishte paralajmeruar se do te ishte nje proteste e fuqishme popullore. Gjithkush me mendje te ftohte do te duhej te mendonte se ne qofte se ky ishte nje truk i opozites populli nuk do te tregohej aq sylesh sa te ndeshej me policine per hir te Edi Rames. Por dje zemerimi ishte shume i madh. Dje shqiptaret deshmuan se e urrejne Sali Berishen se ai me politiken e tij eshte bere i padurueshem. Tek ai shqiptaret shohin njeriun qe nuk e meriton te jete modeli i tyre i perfaqesimit. Ai eshte nje njeri i renduar psiqikisht qe e ka kthyer parlamentin ne nje nevojtore te peshtire qe nxjerr nga goja gjithe pisllekun me te cilin furnizohen tubat e jashteqitjes parlamentare. Tek ai shqiptaret shohin modelin me te shemtuar te njeriut politik i cili e nderton aksionin politik jo mbi transparencen po mbi taktikat dhe strategjite e mashtrimit komunist. Si nje bolshevik i pagdhendur ai e ka kthyer vendin ne nje territor te pabanueshem per qytetaret te ndare ne banda dhe ne fise. Te ai shqiptaret shohin njeriun qe bashke me familjen e tij ka vjedhur dhe po vjedh. Ai futi sindromin e hajduterise intelektuale dhe e minoi demokracine duke instaluar sistemin e vjedhjes se votes dhe manipulimit me aleanca atipike. Nje burre shteti nuk do te kishte bere kurre aleance me Ilir Meten por si fisnik do ti ishte drejtuar perseri elektoratit per ti thene se per mua eshte me e shtrenjte liria dhe demokracia sesa pushteti. Mirepo ky njeri e ka shpallur Shqiperine ciflig dhe po ndjek modelet me te shemtuara te grabitjes qe kane ne themel filozofine e komunistit dhe te mafiozit. Si komunist ai e shpall armik cilindo qe e kundershton dhe opoziten e shpall te paqene dhe kerkon ta asgjesoje politikisht. Si bandit dhe njeri qe beson me shume te bandat sesa te transparenca dhe si frikacak fshihet pas policeve dhe ushtareve te pafajshem. Ai trimerohet se nxjerr me arme para popullit qe e urren disa qindra ushtare te cilet ne panik hapin zjarr. Populli e urren Sali Berishen sepse ka njezete vjet qe po u shfaq nje teater te neveritshem. Sot ai eshte bere karikatura e anes sone me te shemtuar.
Ndaj shqiptaret jane te zemeruar me te dhe dje duke mos gjetur asnje mundesi tjeter per ta shfryre kete zemerimi iu drejtuan Kryeministrise. Zemerimi eshte nje ndjenje e ligjshme dhe keshtu ndodh edhe ne France keshtu ndodhi edhe ne Itali para disa javesh ku studente e te rinj e ndezen flake Romen. Por policia nuk perdori plumba. Te gjithe duhet ta mbajne mend se me reprezaljet e dhunshme kunder G7 ne Xhenova te Italise nje polic qelloi mbi nje protestues dhe gjykata italiane u mor me dinjitet me kete rast ndersa gjithe opinioni publik ne Itali dhe ne bote nuk reshte se deklaruari se zemerimi nuk mbytet me plumba. Po ne Shqiperi perse zemerimi duhet te mbytet me plumba si ne Tunizi Nje shtet modern dhe europian e trajton zemerimin popullor me durim. Vetem Zindein Ben Ali dhe Ahmedinaxhad e trajtojne zemerimin popullor me plumba. Keshtu ben edhe Sali Berisha. Dhe te mos harrojme jane vrare kater shqiptare. shte e kote nuk vazhdoj dot me tej. Portreti i atij djalit te shtrire ne toke me koken e mbuluar me gjak me vjen serish ne sy.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›