Teatri Kombëtar, bilanci i sezonit 2009/2010
Në një konferencë për shtyp, drejtori Kristaq Skrami e cilësoi si një sezon të mirë, duke rreshtuar një listë të premierave, të pjesëmarrjeve në festivale ndërkombëtare, të çmimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë, të numrit të spektatorëve dhe biletave të shitura. Në total, numri i biletave të shitura është 16200 copë për 103 herë që shfaqjet janë ngjitur në skenë. Nga këto shtatë janë premierat: “Antigona kërkon të atin” e regjisorit Mihal Luarasi, “Forca e zakonit” e regjisorit austriak Christian Papke, “Kush ka frikë nga Virginia Wolf” me regji të Kushtrim Bekteshit, “Elektra” me regji të Adonis Filipit, “Gjashtë personazhe kërkojnë një autor” me regji të Mehmet Xhelilit, “Darka e gabuar” me regji të Fatos Haxhirajt dhe “Koleksioni i përhershëm” me regji të Clarence Gilyard. Të tjerat kanë qenë bashkëpunime të teatrit me kompani private, por edhe shfaqje të repertorit. Veç fondit vjetor akorduar nga ministria, palët e treta kanë mbështetur me 18.298.800 lekë realizimin e këtyre premierave.
Drejtori Skrami nuk ka qenë në gjendje të cilësojë se cila ka qenë shfaqja më e ndjekur, duke përfshirë në këtë listë kryesisht realizimet e kohëve të fundit. Faktin që asnjëra nga premierat nuk e ka arritur pragun e 15-25 shfaqjeve, drejtori e ka arsyetuar duke thënë që këto realizime do të jenë pjesë e repertorit të sezonit të ardhshëm artistik, që do të nisë në shtator. Skrami ka theksuar si fakt pozitiv që nga 107 personazhe të realizuara gjatë kësaj periudhe, 32 janë interpretuar nga aktorë të rinj. Në këtë kuadër, drejtori i TK-së ka shtuar edhe Festivalin e të Rinjve, që do të organizohet në nëntor të këtij viti.