E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, dy viktima nga aksidente të ndryshme

Aksidenti i parë ndodhi në rrugën dytësore Blonisht-Fishtë, nga i cili mbeti i vdekur një 35-vjeçar. Viktima Gjon Mëhilli, nga fshati Fishtë, ishte duke udhëtuar me ciklomotor në drejtim të superstradës Lezhë-Shkodër, dhe si rezultat i shpejtësisë së madhe dhe inerteve në rrugë, mjeti humb drejtimin.

Rreth 30 minuta pas këtij aksidenti, në lagjen “Gurra” të Lezhës është plagosur rëndë një fëmijë 6-vjeçar. Policia bën të ditur se fëmija po kalonte nga njëra anë e rrugës për në tjetrën, kur është përplasur nga një makinë tip “Renault” me targa të huaja. Viktima është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›