Teatri Kombëtar i Kukullave sjell për fëmijët Kësulkuqen
Shfaqja e radhës do të jetë Kësulëkuqja, ndërkohë që do të jenë gjatë këtij viti 3 premiera nga regjisorë të ndryshëm dhe 3 premiera do të jenë nga regjisorë të rinj. Drejtoresha Hila tregon se meqenëse Teatri Kombëtar i Kukullave për Fëmijë këtë vit ka dhe 60 vjetorin e tij është menduar që të zhvillohet një aktivitet ndryshe nga ato që shfaqen deri tani në skenën e tij. Kjo do të bëhet e mundur me anë të një shfaqje të veçantë, por dhe me anë të një organizmi më të mirë që do të jetë ndërkombëtar për fëmijë, ku do të ketë dhe shfaqje nga vende të ndryshme me elemente të tyre të traditës. Duke pasur parasysh që ne kemi tashmë 60 vjet traditë dhe kemi dhe personazhin tonë kryesor që është kacamisri, mendoj që edhe ky bashkëpunim me vendet e tjera do të sjellë këto personazhe të traditës. Mendoj që e sjellë në këtë formë, ku çdo gjë do të jetë e traditës me formate të ndryshme, kontemporane pa diskutim edhe nga vendet e tjera, themi që do ta bëjmë këtë 60 vjetor disi më ndryshe. Do të jetë festë, por njëkohësisht do të jetë dhe një shkëmbim eksperiencash midis shfaqjeve të ndryshme të këtyre vendeve. Ne jemi mësuar që gjithmonë ti quajmë festivale, por festivali ka gjithmonë një pikë, ku gjithsecili do të zgjedh më të mirën, por jo,pasi në këtë rast nuk do të jetë një format i tillë, por do të jetë një shkëmbim eksperiencash. Pra marrja dhe dhënie sa i takon elementit të kukullës dhe njëkohësisht trajtim i një ditëlindjeje 60 vjeçare të këtij teatri në një format të ri, pohon drejtoresha. Ndërkohë që para disa kohësh në këtë teatër u shfaq pjesa Kacamiu Tekamadh, e cila argëtoi fëmijët e kryeqytetit dhe që ishte një nga premierat e suksesshme të vitit që kaloi. E ndërkohë që e suksesshme në Teatrin Kombëtar të Kukullave për Fëmijë ishte dhe shfaqja Princeshat dhe dragoi, një shfaqje për fëmijë interesante, të botës së përrallave të adaptuar në një version bashkëkohor. Ajo u ngjit në skenën e teatrit me regji të drejtorit dhe të regjisorit të Teatrit të Kukullave të Sofjes, Kyriakos Argilopus. Shfaqja erdhi si rezultat i bashkëpunimit me trupën profesioniste të aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kukullave, Sokol Myzeqari, Shegushe Bebeti, Leonard Daliu, Florinda Mazreku, Jorida Meta, Manjola Merlika.