E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti inauguron nënstacionin e shpërndarjes së energjisë për Fierin

Me rastin e përfundimit të punimeve të projektit Transmetim, shpërndarje energjisë elektrike për qarkun Fier ku përfshihet ndërtimi i një nënstacioni të ri 110/20 kv pranë TEC-it Fier, në përbërje të të cilit do të jenë 2 transformatorë me fuqi 40 MVA dje në qytetin e Fierit u organizua ceremonia e inaugurimit të kësaj vepre. Ky projekt u financua nga fonde koncesionale spanjolle. Pas realizimit të tenderit nga Qeveria Shqiptare, projekti u fitua nga Kompania

Spanjolle IBERDROLA Inxhineri dhe Ndërtim. Financimi i këtij projekti është bërë i mundur nga një marrëveshje e Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë Spanjolle, vlera e projektit është 6,587,561 Euro, data e fillimit të projektit 02.01.2008 dhe ka përfunduar 2 korrik 2009.  Në këtë ceremoni ishin të ftuar Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Z. Dritan Prifti, Presidenti i IBERDROLA Inxhineri dhe Ndërtim, Z. Ramon De Miguel të cilët prenë shiritin e inaugurimit të nënstacionit. Gjithashtu mbajtën një fjalë përshëndetëse Z. Prifti, Ambasadori i Spanjës në Shqipëri Z. Manuel Montobbio si dhe Z. Ramon de Miguel. Morën pjesë dhe drejtues të Operatori i Sistemit të Transmetimit, drejtues të Korporata Elektroenergjitike Shqiptare si dhe drejtues të Operatori i Sistemit të Shpërndarjes.

Last Updated on E Enjte, 25 Shkurt 2010 09:29

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›