Teatri Kombëtar i Kukullave, turne në të gjitha hapësirat shqiptare

Teatri Kombëtar i Kukullave do të ndërmarrë një turne në të gjithë hapësirat shqiptare, për të sjellë afër publikut të vogël krijimtarinë artistike kombëtare. Me rastin e festimeve për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ky institucion për fëmijë, do të japë një shfaqe kushtuar enkas kësaj ngjarjeje.
Viti 2012, ashtu si dhe shumë institucione të tjera kulturore, e gjen Teatrin Kombëtar të Kukullave me buxhet të reduktuar, i cili pritet të reflektojë edhe në numrin e premierave që do të vihen në skenë. Të vegjlit e kryeqytetit përgjatë këtij viti do të kenë mundësi gjithashtu që të shohin edhe shfaqe të repertorit, ku në qendër do të jetë krijimtaria artistike shqiptare ndërvite.