E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri Kombëtar në “Facebook”



“Facebook-mania” shqiptare nuk po shfrytëzohet jo vetëm për një shtrirje më të gjerë komunikoimi mes miqsh, një mënyrë e re argëtimi, nga një kënd, në një tjetër cep të botës. Kohët e fundit mania e sitit më të klikuar në të gjithë botën po shfrytëzohet edhe nga institucionet shqiptare kulturore, edhe për të promovuar aktiviteteve artistike. Një prej këtyre, është Teatri Kombëtar. Nuk ka shumë kohë që logoja e TK-së është publikuar në faqen e “Facebook” në trajtën e një subjekti, në kërkim të sa më tepër miqve të rinj, ose më saktë në kërkim të publikut apo edhe atij ekzistues. “Teatri Kombëtar-add friend”, është emërtimi përfaqësues që shëtit në brendësi të kësaj faqeje interneti si një tjetër mënyrë e re promovimi të të gjitha aktiviteteve aktuale, dhe atyre që do të pasojnë veprimtarinë e saj. “Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të pasqyruar aktivitetet tona dhe për të familjarizuar sa më shumë të rinj me Teatrin Kombëtar”, - është shprehur zëdhënësja e TK-së, duke na lënë të kuptojmë se një pjesë e mirë e të rinjve shqiptarë janë anëtarë në “Facebook” dhe ky depërtim nga ana e teatrit me qëllim që të jetë më afër tyre me të gjitha aktivitetet që do të pasojnë. Aktualisht, në faqen e “Facebook” institucioni ka bërë publike premierën më të afërt që do të ngjisë skenën e Teatrit Kombëtar. Bëhet fjalë për shfaqjen “Filumena Marturano” me regji të Albert Mingës dhe dramaturgji të autorit italian, Eduardo De Filippo. Bashkë me emërtimin e aktivitetit më të fundit, burime të institucionit na njohin edhe me një material më të specifikuar lidhur me shfaqjen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›