E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet: Ekspertë çekë për lustracionin shqiptar



Për një zbatim sa më të mirë të ligjit të lustracionit qeveria shqiptare fton në Tiranë një grup ekspertësh çekë nisur nga përvoja që ata kanë me hapjen e dosjeve. Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me Trojkën e Bashkimit Evropian, e cila ka siguruar kreun e qeverisë se do të ketë ndihmën e nevojshme nga ana e ekspertëve çekë për një zbatim sa më korrekt të ligjit të lustracionit në Shqipëri. Në thelb të këtij takimi kanë qenë diskutimet mbi ligjin e shumëpërfolur të “lustracionit”. Trojka e Bashkimit Evropian, e cila kryesohet nga ambasada çeke në Shqipëri, garantoi Kryeministrin Berisha se do të ketë ndihmën e nevojshme nga ana e ekspertëve çekë për një zbatim sa më të mirë të ligjit të dosjeve. Trojka e Bashkimit Evropian ka theksuar se ekspertët çekë të cilët kanë përvojë në këtë fushë, do të japin ndihmën e duhur për zbatimin e ligjit të lustracionit në Shqipëri. Në këtë takim, palët ranë dakord që ekspertë çekë të cilët kanë përvojë të rëndësishme me këtë ligj, të vijnë të ndihmojnë qeverinë shqiptare për të zbatimin e tij. Ligji i dosjeve është kundërshtuar nga opozita e cila ka dërguar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese me qëllim rishqyrtimin e këtij ligji. Ndërkohë që Kryeministri Berisha ka bërë disa herë publik faktin se ky ligj nuk është konceptuar për të goditur kundërshtarët politikë. Për lustracionin foli dje në Tiranë edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis, gjatë takimeve që zhvilloi me drejtues të shtetit shqiptar. Ministrja Bakojanis theksoi se lustracioni, si një çështje e rëndësishme që ka të bëjë me moralin e shoqërisë, gjen mirëkuptim nga të gjithë, është dakord të kërkohet ndihma e një grupi ekspertësh. Gjatë takimit që zhvilloi me Kryeministrin Berisha, ky i fundit e garantoi ministren Bakojanis se ligji i lustracionit do të zbatohet në përputhje të plotë me parimet e shtetit ligjor dhe standardet e Strasburgut dhe se qeveria shqiptare do ta vlerësonte maksimalisht në rast se ekspertë çekë të ligjit të lustracionit do të mund të vinin në Shqipëri për të ndihmuar për zbatimin e tij. "Qeveria shqiptare do ta vlerësonte maksimalisht në rast se ekspertë çek të ligjit të lustracionit do të mund të vinin në Shqipëri për të ndihmuar për zbatimin e tij", - tha Kryeministri Berisha. Duke u shprehur dakord që të kërkohet ndihma e një grupi ekspertësh, ministrja Bakojanis theksoi: "Lustracioni, si një çështje e rëndësishme që ka të bëjë me moralin e shoqërisë, gjen mirëkuptim nga të gjithë". Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe në deklaratën e Bashkimit Evropian para dy javësh, përfaqësues të Trojkës Evropiane, ambasadorja çeke, ambasadori i delegacionit të BE-së, Helmut Lohan dhe ambasadori i Suedisë, u takuan dje në mënyrë konfidenciale me Kryeministrin e vendit gjatë paradites së djeshme. Takimi ishte në vijim të bisedimeve të nisura me zëvendëskryeministrin Genc Pollo, disa ditë me parë kur Kryeministri Berisha ishte në një udhëtim disaditor në Davos dhe Uashington dhe në takimet që ai realizoi me Sekretaren e Shtetit amerikan, Hillari Klinton, gjeti mirëkuptimin e saj për ligjin e hapjes së dosjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›