Teatri Kombëtar, nis java e teatrit kosovar
Nis në Teatrin Kombëtar java e teatrit kosovar. Për dy javë publiku i kryeqytetit do të mund të ndjekë nga afër trupat teatrore të Prizrenit, Prishtinës dhe Pejës. Siparin e hap, drama Monserati e cila vjen me regji të Roland Roshit, dhe interpretim të trupës teatrore të qytetit të Prizrenit, në datat 9 dhe 10-të në orën 19-të.
Ndërsa Teatri Kombëtarë i Prishtinës, në datë 11 vjen me veprën "Nata e Helverit", me regji nga Altin Basha, si dhe veprën "Nata e dymbëdhjetë", me datë 17, me regji nga Ilir Bokshi.
Teatri "Istref Begolli" nga Peja, vjen më 16 shkurt, me veprën "Kur loti ngrin në qepallë", me regji të Jahi Jahiut, e cila është e shkruar mbi motivet e Kadaresë dhe Jusuf Gërvallës.