Lezhë, makina përplaset me furgonin, dy të plagosur

Një aksident me pasojë dy të plagosur është shënuar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku një makinë është përplasur me një furgon te kryqëzimi i "Shënkollit" duke shkaktuar plagosjen e dy personave, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Ndërkohë të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa bën të ditur se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga makina.