Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit me teatrot e Shkupit dhe Prishtinës
Autori i Lajmit: red.
Teatri Kombëtar, në skenën e të cilit janë ngjitur produksionet më të mira teatrore ndër vite, dje nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe Institucionin Nacional Teatri Shqiptar në Shkup (Maqedoni). Kristaq Skrami, drejtor i Teatrit Kombëtar, firmosi së bashku me përfaqësuesit e drejtorive të institucioneve të tjera, memorandumin e bashkëpunimit për promovimin, kultivimin dhe zhvillimin e vlerave teatrore e artistike të trojeve shqipfolëse. Në këtë takim, Skrami tha se “qëllimi i kësaj marrëveshjeje bëhet për herë të parë mbi baza institucionale dhe do të ndikojë pozitivisht në bashkëpunimin dhe zhvillimin e mendimit kulturor midis institucioneve tona”. “Ky memorandum, simbol i një bashkëpunimi konkret, do të realizojë politikat e përbashkëta teatrore dhe hartimin e strategjive afatgjata mbi baza të shëndosha”, - shtoi drejtori. Drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Arian Krasniqi, theksoi se “kjo frymë bashkëpunimi do të përcaktojë hapat e përbashkët dhe realizimin e projekteve konkrete që do të evidentohen me programin e këtij viti”. Ndërsa drejtori i INTSH-së, Adem Karaga, u shpreh i kënaqur për realizimin e memorandumit që do të kanalizojë marrëdhëniet midis 3 vendeve. Memorandumi i Bashkëpunimit ka si qëllim realizimin e komunikimit, shkëmbimin e prodhimin e vlerave kulturore midis tre institucioneve. Interpretimi dhe zbatimi i Memorandumit do të realizohet në përputhje me legjislacionin e vendit përkatës pa cenuar dhe pa ndryshuar misionin e secilës palë. Institucionet angazhohen të promovojnë vlerat e përbashkëta të shtrira në mënyrë reciproke me shkëmbim informacioni dhe literaturës teatrore, artistë, vizita, turne, etj.
Ky lajm është publikuar: 15/01/2009