Teatri Skampa, së shpejti komedia "Një lidhje për zgjidhje"
Teatri "Skampa" po përgatitet të mbyllë sezonin artistik për vitin 2009 më vënien në skenë të komedisë më të re të autorit durrsak Haxhi Rama të titulluar "Një lidhje për zgjidhje".
Sipas autorit Rama komedia shpreh realitetin e sotme, të moshës së tretë, ku nëpërmjet humorit dhe batutave, shprehet shqetësimi e prindërve, kur fëmijët largohen jashtë vendit dhe janë të detyruar t'i zgjidhin vetë hallet e tyre.
Për Ramën kjo është komedia e dytë që ai vë në skenën e Teatrit Skampa, dhe sipas tij shtysë është ngrohtësia që ai ka gjetur në këtë qytet.
Ndërsa aktorja Veronika Papa shrehet se kjo komedi,prek realitetin e sotëm që ne po kalojmë.
Në këtë komedi luan aktori i njohur i humorit Muharrem Hoxha,si dhe aktorët Veronika Papa, Antoneta Doka, Roland Saro si dhe Dhimitër Topuzi.