E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri i Chicagos ngjit në skenë shfaqjen Ma More Flamurin Tim

Artistët kosovarë këto ditë do të jenë dhe në teatrin e Chicagos. Me moton Ma More Flamurin Tim, në teatrin Bulding në Chicago për disa ditë rresht do të ketë shfaqje muzikore teatrale për Kosovën. Në këtë shfaqje tregohet me vokalin muzikor dhe të fjalës së skenës teatrale, ngjarja e një familjeje nën regjimin e dhunës serbe. Në këtë skenë do të shfaqet bota e tre të rinjve Arianit,Vjosës dhe Draganit dhe me të dashurit e tyre që luftojnë për liri, dashuri,

 dinjitet dhe kauzën e madhe kombëtare me shpirt patriotizmi. Sipas programit, shfaqja do të shfaqet në teatrin Bulding të Chicagos, duke filluar më 2 prill e deri më 23 maj të këtij viti, çdo të enjte, të premte dhe të shtunë. E ndërkohë që dhe në vende të tjera do të ketë veprimtari kushtuar pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›