E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarja e dherave bllokon rrugët në Poliçan e Bogovë

Reshjet e shumta të ditëve të fundit ka bërë që shumë rrugë rurale në rrethin e Skrapari, por dhe në Poliçan të bllokohen si pasojë e shkarjes së dherave duke sjellë probleme tek banorët e zonave. Kështu sipas burimeve nga qyteza e Poliçanit mëngjesin e sotëm një masiv dheu ka shkarë duke shkatërruar rrugën që çon për në varrezat e qytetit, por dhe tek qendra e fëmijëve të ngujuar. Burime thanë se mëngjesi i sotëm e ka gjetur Poliçanin me dy rrugë

të bllokuara, brenda qytetit çka ka vënë në vështirësi në lëvizjen e lirë të qytetarëve. Menjëherë, janë marrë masat nga ana e bashkisë së masivet e dheut të përfunduara në rrugë të spostohen për mos penguar qarkullimin e qytetarëve, por situatë vazhdon të mbetet e rëndë, pasi për shkak të terrenit të thyer shkarjet vijojnë ende. Por, dhe më problematike situate paraqitet në komunën Bogovë, të rrethit të Skrparit. Kjo komunë është shkëputur krejtësisht nga fshatrat e saj, pasi rrugët lidhëse për shkak të trenit të thyer janë bllokuar nga shkarja e dherave të shumtë. Problematike paraqitet situata dhe në fshatin Novaj të kësaj komune, ku shkolla e fshatit nuk ka mundur ti hapë dyert gjatë ditës së sotme, për shkak se rrezikon shembjen. Rreth 50 metra linearë rrugë në këtë zonë rezulton e bllokuar si pasojë e shkarjes

A. Shehu

Last Updated on E Merkure, 17 Shkurt 2010 21:20

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›