E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri i Komedise, cel dyert me nje rrefim te luftes

Nje kendveshtrim i vecante per jeten, ku gjithcka sillet rreth rrefimit te nje udhetari, qe ne kohe lufte vritet nga plumbi i snajperit. Ngjarja ritregohet nga te gjithe udhetaret. Secili per qejf te vet, deri ne piken e absurdit. “Sikur kjo te ishte shfaqje”, eshte shfaqja qe do te cele dyert e Teatri Kombetar te Komedise, nen lojen e trupes se Teatrit “Oda”, Prishtine. E jetesuar ne skenen e teatrit “ODA”, shfaqja me regji te Agon Myftarit e tekst te Almir Imshireviq, ka nje vit qe prezantohet per publikun kosovar. Jane 14 qytete, ne te cilat do te ndalet shfaqja, e iniciuar nga kompania teatrore “La Rreme”. Turneu nis te premten ne Sarajeve te Bosnje-Hercegovines, per te vazhduar ne Zagreb te Kroacise dhe ne Tirane, ku do te shfaqet me 16 shkurt per nder te 5-vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Kosoves.

“Deri me tani asnje mekanizem ne Kosove nuk eshte munduar ta shohe teatrin me seriozitet dhe ta perdore ate si nje instrument efikas per arritjen e standardeve te shumta qe ne menyre gjenerale, cojne ne ate qe quhet shoqeri e hapur dhe demokratike. Prandaj kemi zgjedhur teatrin dokumentar si metode mjaft funksionale per tejkalim te barrierave kulturore. Kjo metode e punes ne teater, ka bere nje revolucion teatror ne vende te ndryshme te Evropes dhe rajonit, si dhe ne vete menyren e te menduarit rreth teatrit”, thuhet ne njoftimin e tyre. Teksti ne fjale, trajton nje kendveshtrim me te vecante mbi jeten ne pergjithesi. Kur nje udhetar ne nje mjet transporti gjate kohes se luftes, viti 1998 (autobus), vritet nga plumbi i snajperit ku ndikohen jetet e te gjithe te pranishmeve, ashtu si ndikohet edhe vete udhetimi i tyre. Kjo ngjarje ritregohet nga gjithe udhetaret, nga ata qe kane pare dicka e deri tek ata qe mendojne se kane degjuar, apo ata qe kane kaluar aty prane. Ngjarja tregohet deri ne piken e absurdit, duke treguar mbi vete faktin e jetes, se si ajo vazhdon dhe se si shpeshhere ngjarjet e ndryshme, nuk jane asgje me teper se nje fakt banal ne skemen e madhe qe eshte vete jeta. Interpretojne aktoret si, Adrian Morina, Rebeka Qena, Besnik Krapi, Armend Ismajli. Pas suksesit qe shfaqja “Sikur kjo te ishte shfaqje”, kishte ne repertorin e Teatrit “Oda”, pas mini-turneut te organizuar neper qytete te ndryshme te Kosoves dhe Maqedonise, trupa e teatrit “La Rreme”, vazhdon rrugetimin ne Ballkan dhe Evrope. Udhetimet jane te ndara ne faza, per te lehtesuar organizimin e turneut. Faza e pare (Shkurt-Mars 2013) perfshin vendet si: Sarajeve, Bosnje dhe Hercegovine, Zagreb, Kroaci, Tirane, Shqiperi, New York, SHBA. Faza e dyte (Prill-Maj 2013), perfshine vendet: Athine, Greqi, Rome, Itali, Vjene, Austri, Bratislave, Sllovaki. Faza e trete (Maj-Qershor 2013): Bruksel, Belgjike, Antwerpen, Belgjike, Luxembourg, Strasburg, France, Paris, France, Amsterdam, Holande.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›