E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri i Kukullave nis turin veror, shfaqja premierë “Aventurat e Winnie Pooh” çel sezonin

Pas një sezoni të suksesshëm artistik, trupa e Teatrit Kombëtar të Kukullave nis turin veror me një kalendar të pasur aktivitetesh që do të shtrihen nga veriu në jug të Shqipërisë.

Muaji qershor ishte i mbushur me shfaqje dhe pjesëmarrje të shumta të vogëlushëve, ndërsa korriku dhe gushti premtojnë të sjellin edhe më shumë surpriza.

Sezoni veror do të hapet me premierën “Aventurat e Winnie Pooh”, një shfaqje plot ngjyra, humor dhe muzikë, e frymëzuar nga personazhet e dashur të fëmijëve.

Me kukulla që flasin, këndojnë, kërcejnë dhe jetojnë aventura të paharrueshme, shfaqja synon të përcjellë mesazhe miqësie, dashurie dhe bashkëpunimi.

Nga Patosi në Shirokë, nga sheshet e qyteteve te parqet dhe hapësirat e hapura, Teatri Kombëtar i Kukullave do të udhëtojë për të takuar publikun e tij më të dashur, fëmijët, duke e kthyer verën në një festë të vërtetë arti dhe imagjinate.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›