E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta aktori i njohur fierak Sotir Stefa

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Arti dhe kultura në Fier kanë humbur një prej përfaqësuesve të tyre më të dashur. Aktori i njohur Sotir Stefa është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Për shumë vite, Stefa ishte pjesë e jetës artistike të qytetit të Fierit, duke spikatur në skenën e humorit dhe aktivitete të ndryshme kulturore. Me interpretimet e tij ai arriti të krijojë një lidhje të veçantë me publikun, i cili e vlerësoi për talentin, profesionalizmin dhe natyrën e tij të çiltër.

Kolegët dhe miqtë e kujtojnë si një artist të përkushtuar ndaj skenës dhe një qytetar shembullor, që kontribuoi në pasurimin e jetës kulturore të komunitetit fierak.

Largimi i Sotir Stefës lë pas një trashëgimi të vyer artistike dhe shumë kujtime për breza të tërë spektatorësh që e ndoqën dhe e duartrokitën ndër vite. Kontributi i tij në artin dhe humorin qytetar do të mbetet pjesë e historisë kulturore të Fierit.

/e.xh/j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›