Moratti shoqeron te bijen ne altar

Ne timonin e nje makine te vjeter Volkswagen presidenti i Interit dhe nje nga njerezt me karizmatike te Italise Massimo Moratti ka shoqeruar per ne kishe vajzen e tij Celeste e cila ka vendosur kurore ne moshen 38 vjecare.
Celebrimi u krye ne kishen e Valdicastello ne Pietrasanta ku e priste bashkeshorti i ardhshem Duane Allen Robinson. Celeste Moratti dhe Robinson jetojne ne Nju Jork prej vitesh.
Ata jane njohur ne Broadway ku interpretojne si aktore. Interi u perfaqesua ne kete dasem nga kapiteni Javier Zanetti i demtuar.