E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri në fundjavë

"Menxheria e Qelqtë" e Teneesse Williams shfaqet për herë të fundit në skenën e Teatrit Kombëtar sot në orën 19:00. Drama e një familjeje amerikane të viteve '40, të shekullit të kaluar vjen në ditët e sotme nën interpretimin e aktorëve Yllka Mujo, Monika Lubonja, Arben Derhemi dhe Neritan Liçaj. Pjesa ka për regjisor Adonis Filipin, skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Bllagoi Micevski.


Në skenë më të re të kryeqytetit, Teatrin e Metropolit vijon të shfaqet drama "Kopshti i Vishnajve", e dramaturgut Anton Çehov. Nën regjinë e Kiço Londos interpretojnë Eni Jani, Devis Muka, Alban Krasniqi, Adriana Tolka, Loredana Gjeçi, Bledar Naska, Roland Saro, Genti Deçka, Ledion Papagjoni, Esela Pysqyli, Oriana Cama, Valon Pallaska dhe Marvin Tafaj. Shfaqja e sotme është në orën 21:00.

Në ekranet e kinemasë


Vazhdon në kinema "Millenium" rasti i çuditshëm i Benxhamin Kopsës, i regjisorit David Fincher. Drama e shkruar nga Francis Scott Fitzgerald ka për protagonistë aktorët Brad Pitt dhe Cate Blanchett. Filmi rrëfen historinë e Benxhamin Kopsës, jeta të cilit rrjedh në të kundërt të kohës.

Kinema "Imperial" propozon dy filmat "Grace ka ikur" si dhe filmin e animuar "Madagaskar 2". Filmi i parë është një dramë familjare e ditëve të sotme. John Cusack është një baba që duhet tu thojë vajzave të tij se nëna e tyre ka vdekur në Irak. "Madagaskar 2" është vazhdimi i aventurës së kafshëve të larguara nga kopshti zoologjik, në kërkim të lirisë.


Në kinemanë e "Kristal Center" projektohet "Kronikë Provinciale" e regjisorëve Artan Minarolli dhe Ylljet Aliçka. Një rrëfenjë mbi jetën shqiptare të viteve '90.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›