Elbasan, mbytet aksidentalisht në kanal 4-vjeçari

Një fëmijë ka gjetur vdekjen mesditën e sotme në Belshit të Elbasanit pasi është mbytur në një kanal.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Guri i Bardhë të Belëshit ku 4-vjeçari me inicialet XH.H është mbytur në një kanal pranë banesës së tij.
Sipas policisë fëmija ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë është mbytur.
Kanë qënë banorët e zonës të cilët pasi e kanë gjetur fëmijën në ujë e kanë dërguar me urgjencës në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht 4-vjeçari nuk ka mundur të jetojë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.