E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri si komb, pa treg



Teatri ka nisur të shohë jashtë vetes. Ky është vetëm një hap minimal për të parë teatrin e vërtetë jashtë konturit zyrtar, politik dhe ideologjik. Jeton Neziraj, drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Prishtinës, i ndodhur dje në Tiranë, si një nga firmëtarët e memorandumit të bashkëpunimit midis tre teatrove shqipfolëse, ka hedhur një vështrim të shkurtër se çfarë po ngjet me nivelin teatror. Tregu për teatrin, është krejtësisht i paeksploruar midis trevave shqiptare në tre kryeqendrat, shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Tiranës pothuajse nuk qarkullojnë aspak jashtë kryeqytetit, dhe po të njëjtin përfundim thuhet edhe për teatrin e Prishtinës. Neziraj shikon përpjekjet në këto 20 vite në teatër; tradita, eksperimenti dhe izolimi - pikat që nuk bashkojnë artistët mes Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit

Teatri si komb, pa treg

Teatri ka nisur të shohë jashtë vetes. Ky është vetëm një hap minimal, për të parë teatrin e vërtetë jashtë konturit zyrtar, politik dhe ideologjik. Drejtori i Teatrit Kombëtar të Prishtinës, i ndodhur dje në Tiranë, si një nga firmëtarët e memorandumit të bashkëpunimit midis tre teatrove shqipfolëse, ka hedhur një vështrim të shkurtër se çfarë po ngjet me nivelin teatror. I vjen mirë që sheh se teatri në Tiranë në rrekjen e fundit prej 20 vjetësh po i largohet teatrit tradicional, teatrit të Kosovës i dihet problematika, që pa justifikuar atë, Neziraj thotë se pavarësisht frymës liberale që ekziston atje, eksperimenti teatrore është një ndër sfidat e Prishtinës. Tregu për teatrin, është krejtësisht i paeksploruar midis trevave shqiptare në tre kryeqendrat, shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Tiranës pothuajse nuk qarkullojnë aspak jashtë kryeqytetit, dhe po të njëjtin përfundim thuhet edhe për teatrin e Prishtinës. Neziraj shikon përpjekjet në këto 20 vite në teatër; tradita, eksperimenti dhe izolimi - pikat që nuk bashkojnë artistët mes Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit. “Çmoj përpjekjen që kanë bërë disa krijues për t’iu shmangur atij teatri tradicional, i cili ka ekzistuar deri vonë këtu në Shqipëri. Këtë fakt e cilësoj si një ndër hapat më kryesorë që kanë ndodhur, si një element që ka ndikuar në sjelljen e frymës së teatrit bashkëkohor, qoftë përmes festivaleve, apo edhe nëpërmjet produksioneve të ndryshme që janë vënë në skenë. E cilësoj këtë si një hap të ndodhur jo vetëm për dy-tre vitet e fundit, por përgjithësisht pas viteve ‘90, si një fazë kjo që natyrisht nuk ka qenë aspak e lehtë”, - thotë Neziraj në intervistën për gazetën “standard”.

Dje është u nënshkrua memorandumi për bashkëpunimin mes Teatrit Kombëtar të Tiranës, Prishtinës dhe të Shkupit. Si e vlerësoni këto lloj bashkëpunimi?

Mendoj se jashtë motiveve politike këto bashkëpunime janë jashtëzakonisht të rëndësishme, pasi në këtë formë kultivohet dhe zhvillohet kultura teatrore, që fatkeqësisht shpesh ngec karshi kulturës teatrore të Evropës. Mendoj se në këtë pozicion që jemi aktualisht, ia vlen të mundësojmë bashkëpunime të këtilla, të cilat besoj se kanë prapavijë kreative për çka ofrojnë krijuesit e regjionit ndërmjet vetvetes së tyre, si dhe stimulojnë prodhimet teatrore për të cilat mendoj se është interesi primar i këtij formati, si në Teatrit Kombëtar në Tiranë, ashtu edhe ai në Prishtinë dhe Shkup.

Kush e hodhi propozimin për nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit të këtyre tre institucioneve kulturore shqipfolëse?

Ideja ka ardhur prej Teatrit Kombëtar të Tiranës, sepse ne jemi menaxhim të ri dhe sapo kemi filluar. Jemi përballur edhe me telashet e rikonfigurimit dhe krijimit të asaj infrastrukture ligjore dhe teknike të hapur. Na është dukur interesante dhe e vlefshme për t’u futur në këtë lloj bashkëpunimit.

Cilat janë anët pozitive të këtij bashkëpunimi sipas jush?

Ky akt mbetet thjesht formal, ndërkohë që pjesa kryesore e këtij procesi është dhe mbetet puna që do të realizohet që tani e tutje. Menjëherë pas konferencës ne do të ulemi që të diskutojmë për pikat konkrete të memorandumit. Do të jenë dy shfaqje si formë e shkëmbimit të veprave të Kosovës, të cilat së shpejti do të vihen në skenën e Teatrit Kombëtar. Po ashtu, edhe ne presim dy shfaqje të tjera me regji të skenës së TKT.

Një tjetër pikë është edhe krijimi i një biblioteke në të cilat do të kenë qasje tre institucionet teatrore. Ajo do të përmbaje listën e dramave dhe botimeve që ne do të disponojmë. Natyrisht që një lloj qasje do të ketë edhe Teatri Kombëtar i Tiranës, por në anën tjetër edhe ne, duke pasur librat dhe dokumentacioneve që ekzistojnë në këtë teatër. gjejmë rastin për t’i harmonizuar politikat kulturore të teatrit.

Po ashtu, nëse në TK të Tiranës ka një rregullore pune e cila është e aplikueshme dhe rezultatdhënëse, pse të mos i shfrytëzojmë energjitë tona për krijimin e një rregulloreje të ngjashme. Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe koproduksionet e përbashkëta. Tre institucionet fokusojnë energjitë për të krijuar produksione të përbashkëta, të cilat natyrisht do të qarkullojnë në skenën e Teatrit Kombëtare të Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës. Shkëmbimi i përvojave dhe i njerëzve, regjisorëve, dramaturgëve, apo artistëve. të cilët përfshijnë punën e teatrit është sigurisht një ndër elementët më pozitiv. Po ashtu edhe shkëmbimi i ekspertëve ndërkombëtar. që sidomos tek ne janë shumë të shpeshtë. Gjatë një viti artistik ne planifikojmë që të sigurojmë disa dhjetëra punë teatrore mes ekspertëve të fushave të ndryshme, apo planifikimi i dy festivaleve etj. Me pak fjalë, kjo lloj formë jep një mundësi për ta zyrtarizuar dhe për ta vënë në kornizat ligjore.

Cilat janë shfaqjet që do të sillni nga skena e Teatrit Kombëtar të Prishtinës?

Menjëherë pas nënshkrimit të këtij memorandumi, besoj se do të biem dakord për të sjellë në Tiranë dy shfaqjet më të fundit që kemi realizuar në Prishtinë. Është shfaqja “Çifti Martin”, një shfaqje që vjen me regji të Bekim Lumit, si dhe komedinë “Tartufi”, me regji të Rrahim Burhanit. Kjo është një shfaqje që ka zgjuar një debat shumë të madh në Kosovë, dhe pikërisht për këtë arsye e kemi parë si një vepër më interesante për të sjellë.

Sa e njihni situatën e Teatrit Kombëtar këtu në Tiranë?

Për Teatrin Kombëtar të Tiranës kam një lloj informacioni të përgjithshëm. Di që në këtë institucion kanë luajtur shumë prej emrave më të përmendur të Teatrit Kombëtar. Po ashtu, kam disa informata të përgjithshme mbi disa prej produksioneve teatrore që janë vënë këtu në skenë.

Për cilat shfaqje e keni fjalën?

Kam parë disa prej tyre dhe jo shumë, si për shembull “Apologjinë e Sokratit”, një monodramë e aktorit të mirënjohur Mirush Kabashit. Mendoj se ka pasur krijime të mira. Ne në Prishtinë jemi në kontakt të vazhdueshëm me atë se çfarë ndodh këtu në fushën e kulturës. Është vënë re se ka një evoluim dhe përpjekje të suksesshme për ta standardizuar kulturën teatrore në atë nivelin që ekziston edhe në Evropë.

Ju jeni drejtori artistik i Teatrit të Prishtinës, si e konsideroni teatrin e këtyre viteve në të tria trevat shqipfolëse?

Teatri ka filluar të shohë jashtë vetes. Dua të shtoj gjithashtu se unë e çmoj përpjekjen që disa krijues në teatrin kombëtar kanë bërë përpjekjen për t’iu shmangur atij teatri tradicional, i cili ka ekzistuar deri vonë këtu në Shqipëri. Këtë fakt e cilësoj si një ndër hapat më kryesorë që kanë ndodhur, si një element që ka ndikuar në sjelljen e frymës së teatrit bashkëkohor qoftë përmes festivaleve, apo edhe nëpërmjet produksioneve të ndryshme që janë vënë në skenë. E cilësoj këtë si një hap të ndodhur jo vetëm për dy-tre vitet e fundit, por përgjithësisht pas viteve ‘90, si një fazë kjo që natyrisht nuk ka qenë aspak e lehtë. Po të njëjtat përpjekje janë dashur të bëhen edhe në Prishtinë, sado që atje ka ekzistuar një frymë më liberale, pasi ekzistonte mundësia e një rrugëtimi për të provuar edhe eksperimente teatrore në skenë teatrore të Prishtinës, gjë që këtu kanë qenë të limituara. Ky është hapi kryesor që është bërë për mua.

Në Teatrin tonë Kombëtar ekziston një treg disi i ngushtë i shfaqjeve. Cili do të ishte komenti juaj në këtë rast? Po në Kosovë, si qëndron kjo çështje?

Janë probleme që ekzistojnë, të cilat unë i cilësoj banale, si për shembull problemi i vizave. Udhëtimi për kosovarët në Bosnjë është i pamundshëm për shkak të problemit të vizave dhe të mosnjohjes së Kosovës. Por ideja është që të shfrytëzojmë të paktën edhe këtë mundësi që kemi. Për mua ky është vetëm një vlerë minimale e asaj që misioni i një teatri duhet të bëjë, pra komunikimi. Ne si komb në përgjithësi kemi një treg shumë të vogël, duhet të jemi realist. Është krejtësisht një treg i pashfrytëzuar, i paeksploruar më parë. Shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Tiranës pothuajse nuk qarkullojnë aspak jashtë kryeqytetit, dhe po të njëjtin përfundim do të shtoja edhe për teatrin tonë të Prishtinës. Kjo mendoj se vjen për shkak se kanë shumë pak mundësi për të lëvizur. Por gjithsesi, edhe me kaq mundësi sa kemi, është një potencial që mund ta shfrytëzojmë edhe në aspektin politik, nëse mund ta quaj kështu, por më tepër në atë të zhvillimit të teatrit.

Çfarë do të ndodhë me teatrot shqipfolës?

Teatri Kombëtar i Tiranës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes teatrove shqipfolës të Prishtinës dhe atij të Shkupit. Përfaqësuesit e këtyre tre institucioneve, drejtori i përgjithshëm, Kristaq Skrami, drejtori i Teatrit Kombëtar i Kosovës, Arian Krasniqi, si dhe drejtor gjeneral dhe institucioni nacional i teatrit shqiptar të Shkupit, Adem Karaga kanë hedhur dje firmat e tyre përkatëse në pajtim të kësaj marrëveshjeje.

Gjatë një konference për shtyp, ata kanë përshëndetur kontratën e bashkëpunimit mes tre skenave kombëtare teatrore, duke e cilësuar si një hap të madh që do t;i çojë institucionet drejt një zhvillimi artistik, si dhe e konsiderojnë pozitiv dhe të frytshëm bashkëpunimin e tyre të deritanishëm. Ata kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin që ky bashkëpunim të thellohet dhe zhvillohet edhe në të ardhmen. Platforma e hartuar e titulluar si “Memorandum Bashkëpunimi” për qëllim realizimin e komunikimit, shkëmbimin dhe prodhimin e vlerave kulturore midis vendeve tona si dhe forcimin e marrëdhënieve midis tyre tri institucioneve, si dhe koordinimin e punëve dhe aktiviteteve të përbashkëta që këto institucione do të marrin përsipër për të realizuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›