E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tedi Blushi kujton Fatos Nanon: Figurë kyçe e tranzicionit politik shqiptar

Në homazhet për ish-kryeministrin Fatos Nano, Tedi Blushi, në emër të Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij.

Blushi e përshkroi Nano-n si një figurë kyçe të tranzicionit politik shqiptar dhe një lider që kontribuoi në transformimin e Partisë së Punës në një parti socialdemokrate evropiane.

Ai theksoi dy qëndrimet më të rëndësishme të Nano-s: lirimin e pushtetit për të ndërtuar shtetin dhe organizimin e zgjedhjeve të lira, të cilat sipas Blushit janë shembuj që sot duhet të udhëheqin të majtën shqiptare.

“Në emër të Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë shprehem ngushëllimet më të sinqerta për familje. Zoti Nano ishte një figurë kyçe e tranzicionit politik shqiptar dhe pati meritën e transformimit të partisë së Punës në një parti socialdemokrate evropiane. Dy qëndrimet e tij për të lënë pushtetin për të ndërtuar shtetin dhe organizmin e zgjedhjeve të lira janë dy qëndrime që sot duhet të udhëheqin të majtën shqiptare”, tha Blushi.

Homazhet vazhdojnë, me pjesëmarrjen e figurave kryesore politike dhe qytetarëve që i japin lamtumirën e fundit ish-kryeministrit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›