E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia ndihme per pajisje arkeologjike

Pajisje për arkeologjinë me vlerë 41 mijë Euro, i ofrohen ndihmë Agjencisë së Shpëtimit Arkeologjik.

Janë pajisje të teknologjisë së fundit që i krijojnë arkeologëve kushte më të mira pune në proceset e kërkimit, identifikimit të zonave me vlera arkeologjike si dhe përmirësimit të objekteve me rëndësi.

Paketa dhuratë e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, Agjenci e cila vepron sipas Programit të Bashkëpunimit Ndërqeveritar, midis qeverive shqiptare dhe turke, u dorëzua me ceremoni në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në prani të ministrit Aldo Bumçi i cili i shprehu mirënjohjen ambasadorit Turk në Shqipëri Hasan Ashan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›