E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teherani injoron sanksionet e BE-së

Ministria e Jashtme e Iranit bëri të ditur se sanksionet e reja të Bashkimit Evropian ndaj Iranit nuk do ta detyrojnë Teheranin që tu rikthehet negociatave me fuqitë botërore, rreth programit të tij bërthamor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast, tha se masat e reja nuk do ta ndalojnë Iranin nga krijimi i karburantit bërthamor.

Ai i quajti sanksionet “të jashtëligjshme, të pamatura dhe jo njerëzore”.

Të hënën, Bashkimi Evropian ndaloi importin e gazit natyror nga Irani dhe vendosi sanksione të reja në marrëveshjet financiare dhe tregtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›